BREAKING NEWS

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë
x
BREAKING NEWS

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e
x
BREAKING NEWS

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë,
x
BREAKING NEWS

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me
x
BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x

Politike

Shqipëria me Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe, 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë, kryetarja e KLGJ zbulon se 1868 çështje që kanë filluar gjykimin në qytete do shqyrtohen atje

Shqipëria me Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5

Nga dje është futur në fuqi harta e re gjyqësore. Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka dërguar vendim të formës së prerë Gjykatave të Apelit në rrethe dhe duke nisur nga dje ato do të mbyllen dhe do të funksionojë vetëm një Apel në Tiranë. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.  Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët. Harta e re do të funksionojë me 17 gjykata gjithsej, 13 të Shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm (shkrihen 9 në rrethe), 1 gjykatë Apeli të Përgjithshëm në të gjithë vendin (shkrihen 5 në rrethe), 2 gjykata Administrative të Shkallës së Parë (shkrihen 3) dhe 1 gjykatë Administrative e Apelit. Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi, 27 mijë prej tyre janë çështje që janë bashkuar nga apelet e rretheve që u shkrinë. Këto dosje pa datë për seancën e parë, do të rihidhen në short në datat 1 dhe 2 shkurt. Për këto 32 mijë dosje do jenë 25 gjyqtarë që pritet t’i shqyrtojnë, nga 78 që është organika, por në krah të tyre do jenë edhe ndihmës ligjorë. Këto vakanca janë krijuar nga procesi i vetingut, ndërsa volumi i dosjeve është relativisht i madh krahasuar me numrin e gjyqtarëve.

Llagami: 1868 çështje do të shqyrtohen atje në Gjykatën e Apelit

Ndërkohë kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami përmes një reagimi për mediat sqaroi dje qytetarët se të gjitha çështjet që e kanë filluar gjykimin në gjykatat e apelit në rrethe do e vazhdojnë gjykimin atje. Sipas Llagamit, janë 1868 çështje që vazhdojnë gjykimin në rrethe.“Çdo çështje që ka filluar gjykimin në gjykata e dikurshme të Apelit do vazhdojë gjykimi. 1868 çështje që vazhdojnë. 27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës, janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore. Sipas llogaritjeve, çdo gjyqtar i kësaj gjykate do të ketë rreth 1080 çështje. Pra, çdo gjyqtar këtu ka më pak çështje se sa ka një gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë që ka shkuar në 1500 çështje. Që do të thotë që puna që ne do bëjmë këtu dhe mbështetja që do të kemi këtu padyshim që do ketë një impakt të madh në uljen e dosjeve dhe dhënien e shërbimeve për qytetarët. KLGJ ka marrë masa për staf administrativ cilësor”, deklaroi ajo. Më tej kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami theksoi se me hartën e re gjyqësore synohet që të rritet shërbimi për qytetarët."Synojmë që të kemi gjykata më të mëdha, të profilizuara me gjyqtarë të mirë që do ndikojë tek cilësia e vendimmarrjes që do ketë impakt tek publiku. E vetmja pengesë që do ketë qytetari është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm. Qytetari do ta marrë shërbimin aty ku e ka marrë për gjithë këto vite, pra në godinën e Gjykatave të mëparshme të Apeleve. 27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës, janë gati për t’u rishortuar në trupën gjyqësore”, nënvizoi kryetarja e KLGJ, Naureta Llagami.

Nis punën Prokuroria pranë Apelit të vetëm në Tiranë, do e drejtojë Gent Xholi

Por teksa harta e re gjyqësore është futur në fuqi, dje ka nisur punën edhe Prokuroria pranë Apelit të vetëm në Tiranë. Numri aktual i kësaj Prokurorie është 13 prokurorë ku 10 prej tyre janë me emërim dhe tre janë me caktim të përkohshëm. Numri total i përcaktuar për funksionimin e saj është 26 prokurorë. Pas disa muajsh është menduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hapet një garë për plotësimin e disa vakancave të përhershme për këtë strukturë. Drejtues i kësaj prokurorie do vazhdoj të jetë drejtuesi aktual i ish-Prokurorisë së Apelit Tiranë, Gent Xholi i zgjedhur me një mandat tre vjeçar.

Somario

E vetmja pengesë që do ketë qytetari është se nuk do ta ketë gjyqtarin të aksesueshëm. Qytetari do ta marrë shërbimin aty ku e ka marrë për gjithë këto vite, pra në godinën e Gjykatave të mëparshme të Apeleve. 27 mijë çështje i janë bashkuar Tiranës, janë gati për tu rishortuar në trupën gjyqësore...

Më të lexuarat