BREAKING NEWS

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’ e radhës, paralajmëron fundin e Ilir Metës

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok
x

Politike

Shqipëria në BE? Reagon delegacioni gjerman dhe tregon çfarë është e nevojshme dhe kush vendos për çeljen e negociatava

Shqipëria në BE? Reagon delegacioni gjerman dhe tregon

Përfaqësuesit e delegacionit gjerman në një konferencë për mediat theksuan se Shqipëria ëhtë pjesë e oborrit të saj dhe duhet të jetë pjesë e BE-së. Por, sipas tyre, është e nevojshme të mblidhen shumë argumente që të bindim vendet e Bashkimit Evropian që Shqipëria është pjesë integrale e Evropës.

“Në vendet e BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave. Kemi nevojë të mbledhim sa më shumë argumente që të bindim këto vende, që Shqipëria është pjesë integrale e Evropës. Duhet të flasim hapur si evropianë.  Duhet ta themi jo të gjithë qytetet në union janë entuziastë për zgjerimin, por edhe në Shqipëria edhe në rajon nuk janë të gjithë entuziast për këtë proces”, tha njëri prej përfaqësuesve të delegacionit gjerman.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut përbëhej nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD).