BREAKING NEWS

“Prova të reja tronditëse”, Presidenti Meta bën lëvizjen e menjëhershme: Sapo firmosa...

“Prova të reja tronditëse”, Presidenti Meta bën
x

Politike

“Shqipëria një hap larg autoritarizmit”, Braçe replikë Bashës: Vendi ka pësuar rënie nga djegia e mandateve

“Shqipëria një hap larg autoritarizmit”, Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk ka vonuar për t’i kthyer një përgjigje kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, referuar “The Economist” Institute Unite, se Shqipëria është një hap larg autoritarizmit. Ndërsa Basha publikoi dy ditë më parë raportin e fundit të “The Economist”, që e rendit Shqipërinë në vendet që kanë një regjim hibrid, Braçe nga ana tjetër përmes një postimi në Facebook, e cilësoi atë hibrid.

“Lulzim Basha, nuk është një demokrat! Anëtar partie dhe kurrë një virgjëreshë! Një hibrid mes: agjitatorit politik dhe shitësit të gjërave të vjedhura, gjërave të përdorura, gjërave të rreme! Gjithashtu, një hibrid mes fatlumit që i gënjen të gjithë e si kthehet asnjë dhe autoritarit që i gënjen prapë dhe ju qep gojën gjithnjë; Një hibrid mes të pahetuarit e pagjykuarit ose të hetuarit e të pagjykuarit dhe kurrë të pafajshmit, edhe kur e akuzojnë për vrasje, edhe kur e akuzojnë për vjedhje! Nuk është fat, është sistem! Hibrid gjithashtu”, shkruan Braçe.

Më tej Braçe pasqyroi indeksin e publikuar, ndërsa akuzoi Bashën se vendi ka pësuar rënie për shkak të djegies së mandateve një vit më parë. “Po lexoj që dje paska thënë se Shqipëria është në prag të autoritarizmit; Indeksi i publikuar ndahet në fasha të tilla: 0.0-4.0 regjim autoritar, 4.0-6.0 regjim hibrid, 6.0-8.0 demokraci jo efektive, 8.0-10 demokraci e plotë; Shqipëria prej 2006, është regjim hibrid; Shqipëria nga 2015 e deri në 2019 ka indeksin më të lartë të gjithë periudhës 14-vjeçare, posaçërisht 5.98 për 2017, 2018. Pra, gjatë këtyre viteve qeverisje të PS, Shqipëria është vlerësuar me indeksin më të lartë ndonjëherë; Vlerësimi i shpallur për vitin 2019, reflekton: Vlerësimin e njëjtë për Pluralizmin dhe Procesin zgjedhor 7, rritjen e vlerësimit për qeverisjen 5.36 nga 4.71, rënien e fortë në Pjesëmarrjen Politike-4.44 nga 5.56. Pra, e vetmja rënie në tregues, me ndikim në indeks, ka brenda Lulzim Bashën, bojkotet e tij dhe madje daljen jashtë nga institucionet kushtetuese, të gjitha pjesë e “Pjesëmarrjes Politike”. Kjo është e vërteta faktike”, përfundoi zëvendëskryeministri Braçe.