Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria pjesë e Organizatës Botërore të Turizmit, Klosi në Rusi: Destinacion me shumë të ardhme në tregun europian

Postuar: 12/09/2019 - 18:34

Nga sesioni i 23-ë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTËO), në Shën Petersburg, ku Shqipëria ishte për herë të parë pjesë e podiumit drejtues të Asamblesë, ministri Klosi vlerësoi rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj organizate si dhe rolin e tij në pozicionin e zv presidentit të Asamblesë, si përfaqësues i shteteve europiane.

“Po ashtu është shumë e rëndësishme për të theksuar që Shqipëria tashmë konsiderohet një destinacion i ri turistik, një destinacion me shumë të ardhme, por që ka nevojë të diskutojë për disa problematika. Dhe në këtë asamble u diskutuan problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe Shqipërinë po ashtu, problematika që kanë të bëjnë me etikën e turizmit, me politikat që ndiqen për turizmin, por në radhë të parë me politikat që kanë të bëjnë me rëndësinë që ka turizmi për punësimin e më shumë njerëzve”, tha ministri Klosi nga Shën Petersburg.

Ai shtoi se në Asamble u diskutua edhe  për shkëmbim përvojash dhe projektesh të përbashkëta me vendet e rajonit, të cilat do të jenë tashmë shumë më tepër në fokus të punës së ministrisë së Turizmit në Shqipëri për të përfaqësuar këtë zhvillim turistik në vendet e rajonit.

“Është shumë e rëndësishme për të kuptuar që turizmi tashmë është bërë një biznes dhe si biznes ka edhe kërkesat e tij të konkurrimit të vazhdueshëm dhe prandaj ne duhet të përgatitemi për të qenë në të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara europiane të konkurrencës turistike e pse jo për t’u shndërruar në një destinacion konkurrues edhe me vendet e rajonit që padyshim edhe në konference evidentohen si sukseset më të mëdha të turizmit botëror”, tha ministri Klosi, nga sesioni i 23-ë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj