BREAKING NEWS

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i fuqishëm nga Yuri Kim

SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, vjen paralajmërimi i
x

Politike

“Shqipëria po pret këtë ngjarje të madhe historike”, kryeministri izraelit nxjerr reagimin e Taluant Ballës

“Shqipëria po pret këtë ngjarje të madhe

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është një nga iniciuesit dhe mikpritësit e Forumit Ballkanik kundër Anti-semitizmit, ku do të marrin pjesë dhe liderë botërorë.

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka bërë një postim në Twitter lidhur me forumin kundër Antisemitizmit që do të zhvillohet pasditen e sotme nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai ka ripostuar njoftimin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Sot takohemi të gjithë së bashku në Forumin e Ballkanit Perëndimin kundër Anti-Semitizmit. Ngjarja e madhe historike për rajonin tonë. Ne qëndrojmë së bashku me partnerët tanë dhe aleatët tanë, SHBA, BE, Izrael. Shum krenar që Shqipëria po pret këtë ngjarje të madhe historike”, thuhet në postimin e Ballës të shpërndarë nga Netanyahu.