Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Shtabi i protestave dhe bojkoteve”, zyrtari demokrat shpërthen ndaj Bashës dhe zbulon skenarin që po i rrënon: Fotokopje e rrëmujës ideologjike (E PLOTË)

Postuar: 24/08/2019 - 13:17

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është treguar shumë kritik lidhur me qëndrimet që ka mbajtur së fundit Partia Demokratike lidhur me politikën e jashtme. Paqëndrueshmëria e tyre, thekson Kulluri, ku një herë deklarojnë se Gjermania është aleati strategjik dhe një herë tjetër, referuar pjesëmarrjes së Kreshnik Çollakut në inaugurimin e memorialit turk, janë një tregues të politikës së jashtme pa një themel të PD-së. Madje ai bënë edhe një krahasim dhe me "rrëmujën" ideologjike që ka vetë PD-ja.

"Politika e jashtme e PD si fotokopje e rrëmujës ideologjike dhe organizative e PD-se zyrtare! Njeri thote se “Turqia eshte aleati i jashtezakonshem strategjik i Shqiperise”, ndersa dikush tjeter kerkon “te shpallet Gjermania aleati strategjik”, dy vende vertet te rendesishme partnere europiane dhe rajonale! Cdokush ka te drejten e vet te kete nje opinion te tijin ne demokraci dhe s’ka asgje te keqe! Mund te kete te tjere qe mund te kerkojne edhe vende te tjera si Partnere Strategjike, por kur arrihet ne perfundime si keto, kerkohet qe te mendohet pertej interesave konkukturiale politike te momentit! Por ne thelb politika e jashtme lidhet kryesisht me Sigurine Kombetare. Nga 1913 e ketej, kane qene SHBA(jo te vetme natyrisht) qe kane udhehequr mbrojtjen e Shqiperise dhe Shqiptareve prej cdo rreziku qe i vinte prej se jashtmi! Prej shkeputjes nga Perandoria Osmane e deri tek Pavaresia e Kosoves kane qene SHBA si fuqia me e madhe e skenes boterore qe kane mbeshtetur faktorin shqiptar ne Ballkan e Adriatik si komb partner. Kane qene SHBA qe qendruan perballe Bashkimit Sovjetik dhe Komunizmit si murtaja politike me e rende e modernitetit duke na nxjerre serish ne perendim pas 45 vitesh apo me tej prej 500 vitesh! Edhe sot SHBA qendrojne perballe dhe pengojne “hyrjen e bute” te orientalizmit dhe “carizmit oligarkik” ne sistemet e dobeta politike te hapsires shqiptare! Sepse vetem nje fuqi globale dhe demokratike e vetme si SHBA mund ta prijne kete beteje strategjike, etj., etj.. Por miqte “demokrate” qe jane nxituar ne mos deklarimin e SHBA si partneri i vetem strategjik nuk duhet te harrojne Italine dhe Greqine si dy vende kufitare me te cilat me gjithe ulje-ngritjet e tyre jane partnere direkte rajonale per Shqiptaret. Por Partner Strategjik ka vetem 1! As 2 e as 3! Ne vend te perfundimit: Dokumenti i Strategjise Kombetare te Republikes se Shqiperise eshte diskutuar ne qeverine dhe mazhorancen e meparshme si ne nivel ekzekutiv dhe ate parlamentar! Nuk eshte e nevojshme qe ta rishikoje shtabi i protestave dhe bojkoteve te Bashes! See you soon", shkruan Kulluri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2019 - 23:59

Mbledhja e qeverisë e programuar për marrjen e masave për përballimin e tërmeteve është shtyrë nesër në orën 11:00.
 

Postuar: 21/09/2019 - 22:09

Teksa vendi është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm, në rrjet nuk kanë munguar as memet të cilë

Postuar: 21/09/2019 - 21:38

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ndihet i lehtësuar që nuk ka asnjë jetë të humbur nga tërmet i fo

Postuar: 21/09/2019 - 20:58

Pas tërmetit të fuqishëm mblidhet Shtabi i Emergjencës në Qarkun e Elbasanit, ku i pranishëm ka q

Postuar: 21/09/2019 - 20:32

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkund

Postuar: 21/09/2019 - 20:19

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mbrëmje qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm për s

Postuar: 21/09/2019 - 19:46

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin