BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

Shtatori i opozitës, zbulohen hapat e radhës të “Foltores”, protestat do të jenë në të gjitha format në çdo qytet

Shtatori i opozitës, zbulohen hapat e radhës të

Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zbuluar ditën e djeshme hapat e radhës që do të ndjekë selia blu për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka paralajmëruar se protestat do të shpërthejnë në të gjithë vendin. “Protestat do të jenë në të gjitha format në të gjithë vendin. Këtu nuk është çështja se ça do bëjë PD, por çfarë do bëjmë të gjithë bashkë. Cenimi i fjalës së lirë, zërit ndryshe, cenimi i xhepit të shqiptarëve. Çmimi i naftës vazhdon të rritet. Varfëria po tejkalon limitet. Rrogat dhe pensionet nuk rriten, rinia po ikën në emigrim sepse nuk shohin shpresë. Po ikin të rinjtë në me gomone. Ky është realiteti shqiptar, ndaj  në këtë kontekst cenohet gjithçka nuk është çështja çdo bëj unë apo ju. Mund të jesh i majtë, i djathtë dhe pa asnjë bindje politike, por sot është koha që shqiptarët të tregojnë se dinë të dallojnë të mirën nga e keqja”, tha Balliu. Kujtojmë se protestat e fuqishme i paralajmëroi dhe deputeti i “Foltores” Ervin Salianji. “Opozita do të duhet të ngrihet në protesta. Mbështetjen në popull qeveria e ka humbur. Opozita duhet të bëjë përpjekje të forta për të rrëzuar qeverinë. Data se kur nuk është se duhet të jetë me buton për protestën, por ka zemërim. Zemërimi duhet të shpërthejë në sheshe. Qeveria pasurohet përmes taksave dhe ka mbledhur më shumë të ardhura. Ndërkohë që nuk i kthehet asgjë qytetarëve.”, tha ai. Gjatë gjithë këtyre ditëve, opozita Meta-Berisha ka  deklaruar se do të organizojë një nga revoltat më të mëdha që ka parë vendi, nëse kryeministri Edi Rama rrit çmimin e energjisë elektrike. Sipas tyre situata është e tillë që po kalohet çdo limit.