BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Politike

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të Jozefina Topallit, kryeministri Rama nuk ndalet dhe nxjerr një tjetër video që po ‘çmend’ rrjetin

‘Është fake’/ Pas reagimit të fortë të

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ditën e sotme në lidhje me video-montazhin që kryeministri Rama publikoi në Instagram, ku ajo shante Lulzim Bashën.

Sipas Topallit, nëse Rama e nxjerr atë në Instagramin e tij, atëherë ai ka hallin e tij. Mirëpo edhe pas këtij reagimi, Rama nuk është ndalur.

Kryeministri ka publikuar sërish një video të ish-kryeparlamentares, ndërkohë që kjo e fundit po akuzonte kreun e PD-së Lulzim Basha për bashkëpunim me oligarkët.

Bashkëngjitur videos, Rama shkruan: "Kur qesh pa lidhje po prapë të ecën"

Çfarë thotë Jozefina Topalli në videon e publikuar nga Rama:

Topalli: U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark.

Basha: Problemi lind kur sipërmarrja, apo biznesi apo biznesmenët dhe qeveria konspirojnë kundër interesit publik

Topalli: Është 'fake'! Është tërësisht 'fake'!

Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi parti e sipërmarrjes së lirë.

Topalli: Ai jeton në Tiranë në vilat e oligarkëve, në plazhet e bregdetit shiqptar në vilat e oligarkëve. Është i njësuar me oligarkët, ai darkon me oligarkët!

Basha qesh

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Më të lexuarat