BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Politike

“Është i pakorruptueshëm edhe i palodhshëm”, Albin Kurti fushatë në Shqipëri: Votoni mikun tim!

“Është i pakorruptueshëm edhe i palodhshëm”,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Tiranë të votojnë kandidatin e pavarur të VV, Bojken Abazi.

Kuri nuk kursen lavdet për Abazin që ka mbajtur më herët një sërë postesh të rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje, teksa thotë se ai është i pakorruptueshëm dhe i palodhshëm.

Mesazhi i plotë i Kurtit :

Miku e bashkëveprimtari im, Boiken Abazi, garon për deputet në Tiranë. Boikeni është kandidat i pavarur, numri i tij në fletën e votimit është 13.

E njoh Boiken Abazin prej shumë vitesh, e qysh prej 2010 ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Së fundi udhëhoqi Sekretariatin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe falë tij, sot organizata jonë është e njohur ndërkombëtarisht.

Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike.

Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët.

Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan “Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”.

Më të lexuarat