BREAKING NEWS

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në 13:00”, kryeministri Edi Rama njofton masat e rrepta për fundjavën dhe javën në vazhdim

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në
x

Politike

“Është në krizë personale”, Petro Koçi nxjerr zbuluar Ilir Metën, tregon çfarë po mundohet të bëjë presidenti

“Është në krizë personale”, Petro Koçi

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, duke komentuar në "Arena" protestën e presidentit me 2 mars, ka thënë se Meta, nuk po bën asgjë për kushtetutën, por për krizën personale të tij.

'Iniciativa e Presidentit për të bërë një demonstrim, unë mendoj që nuk ka lidhje me kushtetutën fare. Nëse Ilir Meta do të kishte ndonjë merak për kushtetutën, ka patur dy raste të jashtëzakonshme në dorë, dhe për çështje themelore të strukturës kushtetuese, që lidhet me 21 prillin e 2008. Pra, në dy raste kur ndërtoj mazhorancën, një herë me Sali Berishën, dhe një herë me Edi Ramën kishte mundësi që ta kushtëzonte funksionimin e mazhorancave me ndryshime kushtetuese, nuk u kujtua fare, pra duket qartazi që kësaj radhe ka një problem personal, është në krizë politike, biznesi i tij kryesor politik është LSI.'- u shpreh Koçi.