
Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

“Është një kambanë alarmi, më të fortat që duhet të këmboi në veshët e të gjithëve”, Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë për sulmin kibernetik nga Irani: Jemi në luftë, në formën më të ndyrë të saj

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Shtator 2022

Shqipëria, vend i NATO-s me efekt të menjëhershëm ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën (07.09). Këtë e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë. Ai e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me “prova të pakundërshtueshme”, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani.
Këto sulme kanë synuar që të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë. Edhe SHBA konkludon se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani. Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quan përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.
Analisti, Lorenc Vangjeli, në studion e ABC LIVE, me Sibora Bitrin, është shprehur se Shqipëria momentalisht ndodhet në një luftë hibride me Iranin, për shkak të këtij sulmi kibernetik. Sipas tij Vangjelit, sulmi kibernetik është një alarm i rëndë dhe duhet të kuptohet rreziku i madh që i kanoset Shqipërisë.
“Shqipëria është në luftë. Është subjekt i një agresioni të shpallur një formë e re e luftës. Luftë hibride. Duhet kuptuar që lufta moderne, një nga tiparet e saj, nuk e ka domosdoshmërish me tanke e anije lufte apo balona. Shpesh një kompjuter i vetëm mund të jetë më i rrezikshëm se një ushtri. Nëse nuk e kemi kuptuar këtë të vërtetë. Është një kambanë alarmi, më të fortat që duhet të këmboi në veshët e të gjithëve. Po thuhet por nuk po dëgjohet.”
“Nuk është përmendur rastësisht shprehja agresion, apo luftë. Qoftë në fjalët e kryeministrit, i cili zyrtarisht por i pashpallur i një vendi në luftë. Një lloj janë përdorur këto shprehje edhe nga NATO, BE dhe SHBA” tha Vangjeli.
Vangjeli u shpreh mes të tjerash lëvizja minimale e Shqipërisë ishte që të mblidhte Këshillin e Sigurisë, por kjo gjë nuk ndodhi sipas tij. Ai shton se Shqipëria është me fat që është pjesë e NATO-s, aleancë e cila na mbron nga rreziqe shumë të mëdha.
“Kryeministri i Shqipërisë përballë një agresioni. Lufta hibride. Kjo është. Dezinformacion, përdor median sociale, mediat në përgjithësi, dhe ndërhyrje në shërbime që i janë të popullsisë. Kërkon të krijojë një humnerë për të krijuar kaos, trazira dhe destabilitet. Nuk ka nevojë të nisi me raketa. Dhe thonin a vijnë raketat dot në Tiranë? Jo, natyra e re e luftës është e tillë. Përtej sistemeve, ky është një argument dhe moment, qoftë edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Është pjesa formale. Është momenti që ne shqiptarët që sillemi me moskokëçarje dhe jetojmë njëlloj sot si dje. Është akt patriotik që përballë një kërcënimi kaq të madh të ketë edhe një moment paqeje.”
“Jemi në luftë në formën më të ndyrë të luftës që mund të bëhet. Në luftën hibride. Irani ka edhe të tjerë aleatë në Tiranë që paguan dhe paguan shumë prej shumë vitesh. Në mënyra dhe forma të ndryshme arrin edhe tek publiku. Rreshtohen matanë llogores kundër këtij vendi. Lufta e tillë është. Është shpata që ndan të mirët dhe të ligët.
“Prej më shumë se 9 vjetësh, opozita e Iranit është këtu. Irani e ka këtë arsye. Shqipëria mbron dhe strehon opozitën e tyre. Irani ka zhvilluar veprimtari shumë të gjerë, informative dhe akte terroriste. Shqipëria ka bërë kundërpërgjigje diplomatike dhe ka pasur vëmendje të shtuar. Shqipëria i ka strehuar ata, por nuk është një vend plotësisht sovran, jemi në një obrell sigurie që edhe do japësh edhe do të marrësh.”
Më të lexuarat


Fatbardh Kadilli: Nuk rrëzohet qeveria dhe Rama me intriga, Berisha nuk është alternativë, ja ‘receta’ që opozita të dalë nga kriza

Ambasadorja Yuri Kim: Media e lirë jetike për Shqipërinë, sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë demokracinë

Meta i bashkohet Berishës në protestën e 11 shkurtit, shprehet se nuk e ka takuar kurrë McGonigalin, kërkon nga SPAK të hetojë dhe ish-agjentin e FBI, Mark Rossinin

Ja si Yuri Kim shkatërroi planet e Berishës për të kapur PD, ish-kryeministri zbardh prapaskenat dhe sulmon ambasadoren, kreu i “Foltores” shton akuzat ndaj Ramës dhe Alibeajt

Beqiri tregon skemën si e mori Shkëlzen Berisha licencën për fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dhe paralajmëron thellim të hetimeve nga SPAK për këtë aferë

Berisha: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet, mosbindja civile është sot misioni i të gjitha misioneve

Skandali “McGonigal”/ “Foltorja” dhe PD zyrtare, “betejë” dhe në Kuvend, 11 deputetë të Berishës kërkojnë mocion me debat pa kufizim kohe me Ramën

“Lufta” e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi njeh Lulzim Bashën si kryetar të selisë blu, “Foltorja” del jashtë loje dhe var shpresat te Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike, i shtohen stacionit të ri të ish-Kinostudios në njësinë 4

Protesta e 11 shkurtit, Sula refuzon Berishën: Nuk do jem pjesë e tubimit, kjo është një shoqëri që ka vuajtur nga dhuna
