BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Politike

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike”, Astrit Patozi reagon ndaj sulmeve që i janë bërë deputetit të PD-së: Pse CV-ja e Belind Këlliçit është në kthyer në hall të madh

Është njësoj si të fusësh murgeshën në

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me sulmet që i janë bërë deputetit të PD-së, Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në Facebook, Patozi shkruan se sulmet i janë bërë Këlliçit nga pala të cilën ai ka mbështetur, për faktin e vetëm se është më normali në atë anormalitet që gjeneron aty.

Patozi e mbyll analizën me një shprehje thumbuese, duke thënë se: “Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen”

POSTIMI I PLOTË I ASTRIT PATOZIT:

TË GJITHA “KRIMET” E BELIND KËLLIÇIT

Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.

E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende është i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.

Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.

Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.

Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.

Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë ambjenti është me dominancë anormale.

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen

 

Më të lexuarat