BREAKING NEWS

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari i njohur ‘shokon’ botën me deklaratën e tij për COVID-19 dhe përballet me lumë ofendimesh: Po shpëtojmë pleqtë, obezët dhe duhanpirësit

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari i njohur
x

Politike

“Është për të ardhur keq si keqpërdoret nga palë të caktuara politike”, kryeministri Rama zbulon vendin ku do ngrihet karantina për të prekurit nga koronavirusi

“Është për të ardhur keq si keqpërdoret nga

Gjatë mbledhjes së Komitete Kombëtar të Sigurisë kryeministri Rama bëri të ditur se shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë.

Këtë lajm e dha kryeministri Edi Rama, ku tha se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë për situatën në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

“Është për të ardhur keq që ndërkohë që bëhet politik e ka debat, askund tjetër nuk ndodh që palë të caktuara politike e individë me mandat politik të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur për të përhapur panik e për të dezinformuar. Askund nuk bëhet që karantinat të ndërtohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë.

Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standartet”, u shpreh Rama.