BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

"Është shqetësim për zgjedhjet", Rama zbulon partinë që blen vota

"Është shqetësim për zgjedhjet", Rama zbulon

Kryeministri Rama foli për fenomenin e shitblerjes së votës.

Sipas Ramës, i vetmi shqetësim për zgjedhjet e 25 prilllit është fenomeni i blerjes së votës nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Shqetësim, lidhur me zgjedhjet, nuk shoh si proces, është ai shqetesimi i zakonshëm se çfarë do të bëjnë ata që bubrojnë në ditët e fundit për hesap të LSI, dhe dihet se ça aktiviteti zhvillojnë. Por përtej kësaj, nuk shoh ndonjë problem”, u shpreh kryeministri Rama.

Megjithatë, sipas tij, fenomeni i shitblerjes së votës në vend po zvogëlohet dhe partitë e mëdha nuk e bazojnë rezultatin tek shitblerja e votës. “Shitblerja e votës po shkon në zvogëlim nga zgjedhje në zgjedhje. Sa më shumë zvogëlohet LSI-ja, aq më shumë zvogëlohet edhe shitblerja”, theksoi kryeministri Rama në “Përballë”. 

Ai komentoi gjithashtu edhe programin e Partisë Demokratike që, sipas tij, “është i parealizueshëm”.

“Është program absurd, është njësoj si programi i Rapush Xhaferrit”- tha Rama.

Më të lexuarat