BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

“Është shumë e qartë”, Taulant Balla nuk ndalet, i publikon Bashës videon që nuk do të dëshironte ta shihte kurrë

“Është shumë e qartë”, Taulant Balla nuk ndalet,

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka vijuar me akuzat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha për përfshirjen në hetimin e luftës së UÇK. Balla i publikon videon Bashës dhe thotë se: “Në këtë dokument del qartë se Lulezim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “burgje” të UÇK”.

 “Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri”, shkruan Balla teksa publikon pamjet.

Postimi i Ballës

Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.

Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, duke vazhduar të gënjejë, por të paktën të tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Në këtë dokument del qartë se Lulezim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “burgje” të UÇK.