BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

“Është vendimi më i vështirë që kemi marrë”/ Kryeministri Rama ndan rrëfimin e studenteve afgane të strehuara në Shqipëri: Plani i talibanëve ishte që...(VIDEO)

“Është vendimi më i vështirë që kemi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale intervistën e dy vajzave afgane që janë strehuar në Shëngjin.

“Është vendimi më i vështirë që kam marrë në jetën time se nuk ma merrte mendja  se do ta braktisja një ditë vendin tim. Ishte një moment stresues sepse isha një vajzë me ëndrra dhe shpresa për t’u arsimuar”-  thotë njëra prej vajzave e cila është studente në Universitetin Amerikan në Afganistan.

“Të lija pas familjarët e mi është vendimi më i vështirë gjatë 20 viteve të jetës time sepse nuk ishte zgjedhja jonë dhe gjithçka u shkatërrua brenda natës”- thotë vajza tjetër e cila po ashtu ishte në ndjekje të studimeve të saj në Afganistan.

“Plani i talebanëve t'i mbajnë njerëzit në errësirë, por kohë të vështira prodhojnë njerëz të shkëlqyer”, rrëfejnë ato.

Vajzat kanë falenderuar qeverinë dhe Shqipërinë për mikpritjen dhe dashurinë e falur.

“I jam shumë falenderuese dhe mirënjohëse qeverisë shqiptare sepse na trajtuan me dinjitet dhe respekt e dashuri”- u shpreh vajza afgane.