
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Shtëpia e Bardhë nis procedurat për zëvendësimin e Yuri Kim, ja kush është diplomati i nominuar i presidentit Biden që pritet të emërohet ambasadori i ri SHBA në Shqipëri

Shkruar nga Rigels Seliman 25 Janar 2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se David J. Kostelancik do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri. Njoftimi është publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, ku bëhet me dije se propozimet për emërimin e ambasadorëve të rinj, duhet të miratohen në senat. Në dhjetor të 2022, gazeta “SOT”, zbardhi nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim, duke bërë me dije se zëvendësi i saj do të ishte David Kostelanick, ashtu siç u konfirmua nga njoftimi i Shtëpisë së Bardhë të publikuar dy ditë më parë, lajm ky që është bërë me dije edhe nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e cila mori votëbesimin si ambasadore e SHBA nga senati amerikan në 29 nëntor 2019 dhe mbërriti në Tiranë në 22 janar të 2020.
Ja kush është diplomati David J. Kostelancik
Ndërkohë gazeta ka mësuar më shumë detaje se kush është diplomati David J. Kostelancik,. Ky i fundit shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit. Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë. Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë. Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.
Karriera e ambasadores Kim
Nga ana tjetër, vlen të theksohet se ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Po ashtu, mësohet se zonja Kim do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut, pozicion që e pretendon edhe ish-komandanti i Forcave Amerikane të Koresë, Vincent Brooks.
Më të lexuarat


Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Çështja "McGonigal", Sali Berisha hedh deklaratën e fortë: Ish-zyrtari i FBI-së ka qenë në SPAK. Zbardh takimet "e fshehta" për arrestimin e tij

“Të zhvishet nga kostumi i KM-së dhe ta shohë drejtësinë amerikane!”/ Gazment Bardhi zbardh prapaskenat e çështjes "McGonigal" dhe zbulon pse e çoi Ramën në SPAK

Berisha plas deklaratën ‘bombë’: Qeveria përdor zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorët, pushtet i degraduar

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën për hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

Berisha zbulon SMS që Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s'e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

"Mafia si Big Brother...", Petrit Vasili: I vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po përgatit Berisha?
