Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shteti në shërbim të fushatës në PD, gara fasadë për pasardhës realizohet me paratë e buxhetit

 Shteti në shërbim të fushatës në PD, gara fasadë për pasardhës realizohet me paratë e buxhetit

Postuar: 10/07/2013 - 10:18

Të babëzitur, rrënues dhe shpërdorues, si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Partia Demokratike, e kthyer prej Sali Berishës në një çetë me natyrë mafioze dhe gllabëruese, po u kushton shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë edhe në opozitë. Piramida e administratës shtetërore, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal, është vënë në shërbim të fushatës fasadë për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Ministria e Transporteve dhe Bashkia e Tiranës, me të gjitha burimet njerëzore, financiare dhe materiale, janë vënë në funksion të dy kandidatëve për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës. Si mos të mjaftonin shpenzimet marramendëse në fushatën për zgjedhjet parlamentare, ku Sali Berisha e bëri buxhetin e shtetit rrush e kumbulla, Partia Demokratike po zhvillon garën për kreun e saj në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Skandali është i qartë, i faktuar katërcipërisht dhe i paprecedentë. Edhe pse Partia Demokratike është një subjekt zgjedhor, i financuar aq sa i takon nga buxheti i shtetit dhe pretendent për të marrë pushtetin, kjo parti nuk ka asnjë lidhje tjetër arterje apo dikastere të administratës publike. Por, edhe pse tashmë në opozitë, kjo parti po dëshmon vizionin e saj për shtetin dhe administratën. Kjo parti, e njësuar prej 8 vitesh më administratën publike, duket se e ka të vështirë ta shohë veten si një organizëm të shkëputur nga shteti. Më konkretisht, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kanë braktisur detyrën për të cilën paguhen, ndërsa i gjithë stafi i tyre është vënë në funksion të garës për pasardhës. Dy vjet pasi u katapultua në krye të bashkisë me vota të vjedhura në tavolinë, Lulzim Basha braktisi qytetarët e Tiranës dhe punët e kryeqytetit, duke u përfshirë në beteje politike. Nga ana tjetër, Sokol Olldashi i ka lënë rrugët rrugëve dhe shumë projektet në gjysmë, duke u bërë pjesë e lojës së Berishës për emërimin e pasardhësit. Por, këta dy beniaminë të Sali Berishës, kanë boshatisur institucionet që drejtojnë, duke i bërë punonjësit dekor të garës së tyre.  

Zyrat e shtypit

Zyra e shtypit e Ministrisë së Transportit dhe e Bashkisë së Tiranës, janë vënë në dispozicion të fushatës së Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës për kryen e Partisë Demokratike. Edhe pse këto dy institucione nuk kanë asnjë lidhje ligjore me PD, dy kandidatët vijojnë të shpërdorojnë detyrën. Arminda Qyflaku është zëdhënëse e Ministrisë së Transportit po përgatit dhe dërgon me e-mail aktivitetin ditor të Olldashit në funksion të fushatës për kreun e PD. “Sokol Olldashi në Erseke dhe Leskovik. pamjet me ëe transfero. Bashkëlidhur edhe një herë pamjet e Ersekës dhe Leskovikut. Pogradec. Olldashi: Në Shqipëri ka vetëm dy pole politike”, thuhet në të dy e-mailet që ka dërguar Qyflaku.

Fushata për 23 Qershorin

Partia Demokratike, në fushatën për zgjedhjet e 23 Qershorit, e shndërroi administratën publike në shtab të madh elektoral. Piramida e administratës shtetërore, duke filluar që nga Kryeministria, Forcat e Armatosura, ministritë, drejtoritë, Bashkia e Tiranës dhe çdo organ në varësi të pushtetit, u përfshirë si asnjëherë më parë në fushatën elektorale, me shpresë për të shpëtuar Sali Berishën dhe veten para disfatës së pashmangshme në zgjedhjet e 23 Qershorit. Edhe në këtë fushatë elektorale, Sali Berisha konfirmoi njësimin e partisë në pushtet me administratën publike. Selia blu mbeti një godinë e boshatisur. Aktivitetet elektorale të ministrave të Berishës, pasqyroheshin nga zyrat e shtypit të ministrive përkatëse dhe nga zëdhënëset e ministrave. Ministrat e Berishës, bashkë me stafet e tyre, braktisën prej muajsh detyrën dhe u angazhuan në fushatë. Ministria e Inovacionit dhe Ministrit Mbrojtjes, bashkë me drejtoritë dhe zyrat e shtypit, u shndërruan në degë të Partisë Demokratike.

Masakrimi i administratës nga PD

Nepotizmi, shkarkimet politike dhe mungesa e profesionalizimit në administratë, mbetet kryefjala e çdo raporti ndërkombëtar për Shqipërinë. Spastrimet politike të programuara nga Partia Demokratike, përveçse dhunimit të ligjit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, i kanë shkaktuar një kosto rrënuese buxhetit të shtetit. Po ashtu, pjesa më e madhe e punonjësve të larguar për arsye politike, e kanë paditur administratën në gjykatë, ku 83 për qind e tyre e kanë fituar gjyqin. Gjykatat e vendit kanë rrëzuar qeverinë dhe institucionet në varësi të saj në 80 për qind të rasteve të largimeve arbitrare nga puna. Zbatimi i vendimit të gjykatës sjell një kosto tjetër të madhe financiare, pasi shteti duhet të paguajë dy individë për një vend pune. Institucioni duhet të paguajnë për të njëjtën punë edhe militantin edhe të larguarin nga puna për arsye politike. Kështu sipas vendimeve të gjykatave, janë rreth 25 mijë të larguar nga puna që kanë fituar gjyqin dhe që janë paguar nga buxheti i shtetit. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, kostoja është rreth 125 milionë dollar. Adriatik Doçi
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr