BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Politike

Shteti në “dorën” e Braçes, largohen jashtë Meta, Rama, Ruçi e Basha

Shteti në “dorën” e Braçes, largohen jashtë

 Tre krerët e tjerë më të lartë të shtetit, që sipas Kushtetutës janë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk ndodhen në Shqipëri.

Zëvendës kryeministrit Erjon Braçe është momentalisht autoriteti më i lartë vendimmarrës nëse shteti përballet me ndonjë emergjencë kombëtare, cenim sigurie apo ndodh ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, i ftuar në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s në Romë, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Në Itali është edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar se do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore ku do të takohet me homologun italian dhe zyrtarë të tjerë të lartë në kuadër të lobimit për procesin integrues të vendit.

Mësohet se edhe kreu i qeverisë, Edi Rama nuk është në Shqipëri. Ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.

Ndërkohë që në Shqipëri nuk ndodhet as kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili pas një të shtune të lodhshme proteste pasdite ka pushuar pranë familjes në Holandë qe ne sabahun e ditës se dielë.

Ndërkohë që Basha sot do të jetë në Lubjanë të Sllovenisë, pjesë e një takimi mbi fuqizimin e demokracisë në vendet e Ballkanit.Protokolli e ndalon daljen jashtë vendit njëkohësisht të Presidentit, kreu të Kuvendit dhe Kryeministrit, me qëllim që një shtetar i lartë të ishte në atdhe për menaxhimin e ndonjë situate emergjence.