BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Politike

Shtohen sinjalet për distancim të PD nga Berisha, në shtator Kryesia vendos për fatin e ish-kryeministrit, Basha mesazhe të qarta paraardhësit

Shtohen sinjalet për distancim të PD nga Berisha, në shtator

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka bërë të ditur gjatë këtyre ditëve, po shtohen sinjalet për një distancim të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha. Emra si deputeti i zgjedhur i PD në zgjedhjet e 25 prillit , Mark Marku, por edhe të tjerë si anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Agim Baçi, analistët politikë dhe anëtari i “Grupit për PD”, Bislim Ahmetaj kanë kërkuar hapur që Sali Berisha të largohet dhe “pensionohet” politikisht. Ndërkohë që sa i takon kësaj çështje kaq nevralgjike, ka folur edhe anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, teksa ka folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ka zbuluar lajmin se përveç strukturave të tjera drejtuese të PD në shtator do të ketë edhe një vendimmarrje të Partisë Demokratike se çfarë do të ndodhë me ish-liderin demokrat, Sali Berisha. “Në shtator Kryesia vendos për Berishën”, deklaroi anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja.

Basha mesazhe të qarta paraardhësit

Por këto deklarata të forta që shkojnë në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe që artikulohen nga goja e njerëzve pranë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç është deputeti i zgjedhur demokrat, Mark Marku, mund të quhen me plot gojën “goditje poshtë brezit”. Kjo pasi përmes zotit Marku dhe të tjerëve, kryedemokrati Basha i dërgon mesazhe të koduara Sali Berishës, duke i treguar se duhet të distancohet dhe se Partia Demokratike është tejet e interesuar që të ketë marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, në kushtet kur çdo ditë po shtohen sinjalet për distancim të PD nga Berisha, gjithë sytë janë nga muaji shtator, kohë kur Kryesia e Partisë Demokratike do të vendosë për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kështu që mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, ndërkohë që duhet theksuar se edhe po nuk e la me dëshirën mandatin e deputetit, PD pritet të distancohet nga Berisha.

Njerëzit e Bashës i bëjnë “dush të ftohtë” Berishës

Më herë gjatë kësaj jave Partia Demokratike nxori anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Agim Baçi për t’i dërguar një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Baçi ka kërkuar që Sali Berisha të tërhiqet nga skena politike. Sipas tij, në këtë mënyrë demokratët do të duan kryetarin Lulzim Basha. “Shumë kritikë të z. Basha janë ata që besojnë tek protagonizmi i z. Berisha, por janë dy njerëz të ndryshëm. Z. Berisha duhet ta lejonte z. Basha të gabonte vetë. Ka një protagonizëm të theksuar, ka qenë prezent në media. Basha ka marrë një parti që adhuronte Sali Berishën dhe mund të çlirohen vetëm nëse zoti Berisha do ishte më pak i angazhuar, më i tërhequr. Duke lënë që betejën e madhe ta bënin ata njerëz që PD zgjodhi. Ka penguar debatin real. Gjëja e parë dhe shpresoj që PD të mos ketë asnjë shenjë fatalizmi, nuk besoj që shumica e shqiptarëve duan të tallen. Shqetësimi im më i madh ka qenë pasojat kulturore të komunikimit të z. Rama”, deklaroi Baçi.