
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shkruar nga Rigels Seliman 10 Gusht 2022

Teksa debati për gjetjen e dosjes së përndjekjes së Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firmën e personave që e kanë spiunuar për arratisjen jashtë vendit, tensionoi situatën politike në mbyllje të sesionit parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë është vënë në lëvizje për të bërë gjithçka transparencë. Qytetari në fjalë ka kërkuar informacione mbi përndjekjen që i është bërë nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa ajo që u interpretua më pas me inicialet I.M. ishte debati që e lidhte me ish-Presidentin. Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, kërkoi ndryshime ligjore, ndërkohë që nisur nga ky rast, Kuvendi përmes një rezolute i kërkon Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të bëjë publike listën e ish sigurimsave të shtetit, duke bërë që të shtohet kështu ankthi tek ish-presidenti Ilir Meta. “Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime: që të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike”, thuhet në rezolutën për vlerësimin e Autoritet të Dosjeve. Pra paralelisht me ndërhyrjen në ligj, për shkak se Partia Socialiste dhe Partia Demorkatike e kanë premtuar një gjë të tillë, ku pak ditë më parë hodhen edhe hapin e parë, sikundër janë propozimet konkrete, Kuvendi duket i vendosur për të bërë transparencë për skandalin që thuhet se është përfshirë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aludohet se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.
Kuvendi thirrje Autoritetit të Dosjeve të deklasifikojë dosjet e spiunëve
Më tej, në rezolutë, e cila tashmë ka hyrë në fuqi pasi është botuara në Fletoren Zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë vlerëson veprimtarinë e Autoritetit për Informimin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të garantuar realizimin e një procesi të rregullt ligjor, në funksion të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit. Gjithashtu, Parlamenti i bën thirrje Autoritet të Dosjeve të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre. Ndërkohë, Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime: Të vijojë angazhimin për hartimin e draftit të aktit nënligjor, i cili do të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara duke dhënë kontribut në përcaktimin e detyrave të AIDSSH-së në këtë proces, por edhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore. Po ashtu, Autoritetit të dosjeve i kërkohet që të vijojë përpjekjet për dorëzimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me autoritetet publike dhe arkivat për zbatimin e detyrimeve ligjore.
8 porositë e Kuvendit për Autoritetin e Dosjeve
Në përfundim, Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime:
1. Të vijojë angazhimin për hartimin e draftit të aktit nënligjor, i cili do të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara, duke dhënë kontribut në përcaktimin e detyrave të AIDSSH- së në këtë proces, por edhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore;
2. Të vijojë përpjekjet për dorëzimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me autoritetet publike dhe arkivat për zbatimin e detyrimeve ligjore’
3. Të intensifikojë bashkëpunimet me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, në komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat ndërkombëtare;
4. Të bëjë funksional sistemin e arkivit digjital për lehtësim të procesit të kërkimit dhe konsultimit me dokumentet arkivore sipas standardeve ndërkombëtare;
5. Të bashkëpunojë ngushtë me ISKK-në sa i takon shfrytëzimit të dokumentacionit arkivor sipas parashikimeve ligjore, me qëllim garantimin e mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve nga ana e studiuesve, duke mbështetur kërkimin shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit;
6. Të intensifikojë bashkëpunimin me institucione homologe të huaja, me qëllim përthithjen e eksperiencave më të mira nga veprimtaria e tyre;
7. Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre;
8. Të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike.
Më të lexuarat


“Nuk është më e mundur që sitet e trashëgimisë kulturore të menaxhohen”/ Deputetja demokrate thumbon qeverinë për koncesionin e Butrintit: Problemi kryesor është se nuk u pyet askush për atë truall të mbrojtur nga UNESCO

“Po harrojmë fokusin për t’u shndërruar në forcë alternativë politike” Tabaku kundër mosbindjes civile të Berishës: Opozita duhet të ndalë këtë sulm vrastar të njëri-tjetrit në foltoren e Kuvendit

“Ç’faj ka drejtori? Kjo është kompania e kryeministrit”/ Berisha ironizon ligjin e ri për komisionet hetimore dhe akuzon SPAK për dosjen e inceneratorëve: SKAP-i i partisë nuk guxon të…

Emri - Për herë të parë një shqiptare do të jetë gjykatëse në ShBA

Sali Berisha: Edi Rama është pareliu më i madh i vendit që kontrollon të gjitha grupet kriminale dhe trafiqet

“PS i kthen komisionet hetimore në instrument të tyre”/ Deputetja Tabaku komenton aksionin e SPAK për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës: Pritshmëritë janë të larta, nuk e atakoj por...

Arrestimet për inceneratorin e Tiranës, Gjokutaj akuza të rënda ndaj SPAK: Po mbron përgjegjësin kryesor, ai është...

“Janë dy të vërteta të kithëta”/ Nuk pati asnjë zhvillim të ri në Kongresin e PS-së, shpërthen politologu i njohur: Rama nuk po i lëshon njerëzit e tij, por po i mbron

“SPAK nuk mund të mjaftohet me arrestimin e Taulant Tushës dhe Namik Simixhit”/ Deputeti i njohur shpërthen ndaj Incenerarorit të Tiranës: Përgjegjësi kryesor i megaaferës korruptive është…

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën
