
VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Shtohet në prokurori lista me pushtetarët e lartë që kanë abuzuar me pushtetin, pas Dakos dhe Bushit, Rama “lan duart” si Ponç Pilati dhe i hedh në “gojën” e SPAK

Shkruar nga Rigels Seliman 18 Mars 2023

Vrasje, aksidente, shpërthime, arrestime, korrupsion dhe shumë e shumë pisllëqesh të tjera, zënë pothuajse çdo ditë hapësirat mediatike në Shqipëri. Situata kriminale dhe ajo në rrafshin e abuzimeve me pushtetin në vendin tonë, duket se ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa kohët e fundit këto fenomene janë shtura së teprimi. Këtë javë politika dhe veçanërisht Partia Socialiste janë tronditur, pasi prokurorët speciale kanë mësyrë në zyrat dhe shtëpitë e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve socialistë. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle të imtësishme në vilat e grave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërkohë që ra në pranga me urdhër të SPAK edhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Por këto dy personazhe që kanë punuar me kryeministrin Edi Rama dhe janë vlerësuar nga ky i fundit, nuk janë të vetmit, pasi në dyert e SPAK janë parë edhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Bushi dhe Dako dyshohet se janë thirrur në SPAK, pasi dyshohet se janë përfshirë në paligjshmëri, si korrupsion apo abuzime me pushtetin. Por, sikur mos mjaftonin këto zhvillime të forta që kanë tronditur qetësinë e mazhorancës, kryeministri Edi Rama doli dhe “lau duart” si Ponç Pilati, duke thënë se përgjegjësia është personale dhe se Partia Socialiste nuk do jetë ombrellë për askënd që abuzon pas krahëve të tij me pushtetin. “Koha e të paprekshmëve dhe të strehuarve në ombrellën e pushtetit ka mbaruar. Partia Socialiste nuk ofron shërbime avokatie”, deklaroi ai. Më këtë deklaratë Rama, i hodhi bashkëpunëtorët e tij në “gojën” e Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke i lëshuar dhe u treguar derën e burgut.
Lista e socialistëve në SPAK
Por me gjithë propagandën dhe lojën e fjalëve që e preferon aq shumë, Edi Rama nuk mundet ta ndryshojë këtë të vërtetë të qeverisjes së tij, pasi pas 10 vjetësh në pushtet, ai ka më shumë bashkëpunëtorë në burg sesa përkrah në qeverisje. Dhe kjo, ndryshe nga sa pretendon Kryeministri, nuk ka lidhje fare me funksionimin e pushtetit ligjor dhe as me drejtësinë, qoftë kjo e reja apo e vjetra. Këto të fundit, i ka marrë lumi me kohë dhe pushteti i Edi Ramës vetëm sa i varrosi edhe më thellë nga sa ishin. Të gjitha skandalet e viteve të fundit, janë dëshmitaret më kokëforta dhe të pakundërshtueshme të një qeverie të korruptuar deri në fyt, që ka mbledhur e shpërndarë kaq shumë llum, sa tani po i del nga hundët. Edi Rama është rrethuar nga kriminelë, nga njerëz të korruptuar, nga hajdutë që pasi i përdor si do, i çon në burg. Për t'ua vërtetuar, do t'ju kujtojmë një listë, thellësisht të ngushtë të ish bashkëpunëtorëve të Kryeministrit tonë të lavdishëm që sot janë në burg. Mes tyre janë ish-ministri dhe deputeti Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish-ministri Saimir Tahiri, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, etj.
Çfarë ka ndodhur me Dakon dhe Bushin
Ndërkohë për t’u rikthyer tek thelbi, kujtojmë se kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur dje në SPAK, ku është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 90 minuta. Mësohet se Bushi është thirrur pas kallëzimit të një qytetari, me iniciale M.H., që e akuzon për shpërdorim detyre. Sipas pretendimit të qytetarit, Bushi i ka vënë përmes organeve që ka në juridiksion, gjobë. Këtë veprim, qytetari e ka kallëzuar në SPAK, me pretendimin se Bushi ka shpërdoruar detyrën. Më konkretisht, qytetari akuzon se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje. Në përfundim të marrjes në pyetje, Bushi teksa u largua nga ambientet e SPAK, zgjodhi që të mos fliste për mediat por bëri një sqarim në rrjete sociale. Bushi tha se qytetari kishte kryer 3 ndërtime pa leje ndaj e gjobitën në bazë të ligjit. “Kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoqja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndërtime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore”, deklaroi Bushi. Bushi, rezulton një nga zyrtarët lokalë më të denoncuar në Prokurorinë e Posaçme. Ndaj tij, janë bërë 7 kallëzime penale, ku 2 prej tyre ka nisur hetimi e ndërsa SPAK ose ka vendosur shpalljen e moskompetencës ose pushimin e hetimeve. Nga ana tjetër, referuar burimeve, në SPAK është paraqitur dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ai është marrë në pyetje 3 orë rresht, por nuk dihet konkretisht se për cilën çështje bëhet fjalë. Artur Bushi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015. Thirrja e Artur Bushit dhe Vangjush Dakos në SPAK, vjen pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku socialist. Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellësit të Bulqizës.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kthimi i emigrantëve, ambasadori britanik: Kush do të bëjë burg në Shqipëri

Lista e plotë ende mister, zbulohet një tjetër kandidat i PD-së (EMRI)

Dashamir Shehi i jep goditjen e papritur Berishës: Nuk hyj për të qenë i treti

"Në cilën bordero i paguan...", reagon Roland Bejko pas sulmit nga mbështetësit e Berishës

Zgjedhjet e 14 majit/ Nuk përmbahet kandidati i Berishës: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia

Gazetari i njohur nxjerr emrat: Dy deputetë tradhtuan Alibeajn dhe mbështetën Berishën për 3 bashki

Gazetari i njohur flet me bindje të plotë: Berisha do fitojë minimalisht 18 bashki
