BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Politike

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që të inkriminuarit të lihen jashtë zgjedhjeve, pritet ndryshim rrënjësor në Parlament

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe prezenca e OSBE ka shtuar presionin ndaj politikës shqiptare sa u takon kandidatëve që do të garojnë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga 25 prilli, dita kur qytetarët shqiptarë do t’iu drejtohen kutive të votimin, na ndajnë edhe 3 muaj, ndërkohë që partitë politike kanë nisur të bëjnë llogaritë dhe përzgjedhjen e emrave që do t’i hedhin në fushën e betejës elektorale me qëllim korrjen e fitores. Por në korridoret e politikës dhe në media, kanë dalë zëra se shumë emra që preken nga ligji i Dekriminalizimit janë afruar dhe po katapultohen për t’u bërë deputetë. Për rrjedhojë këto zëra kanë alarmuar tej mase ndërkombëtarët, të cilët gjatë ditëve të fundit përmes selive diplomatike dhe ambasadorëve të atashuar në vendin tonë, po iu ushtrojnë presion të madh krerëve të partive politike, duke iu kërkuara që të lënë jashtë listave të deputetëve të inkriminuarit.

OSBE: Të inkriminuarit të lihen jashtë zgjedhjeve

Sinjali më i freskët ka ardhur nga kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, i cili ditën e djeshme i ka bërë një apel të fortë politikës për të mbajtur jashtë listave të inkriminuarit. Nga ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u zhvillua një takim online mbi fillimin e procesit të trajnimit të punonjësve të policisë, të cilët do të angazhohen në monitorimin e procesit zgjedhor të 25 prillit në vend, ambasadori Del Monaco i kujtoi politikës dhe Policisë së Shtetit se personat e inkriminuar në vendin tonë zotërojnë armë dhe para, por në zgjedhjet e 25 prillit duhet të zbatohet ligji. “Kriminelet zotërojnë shumë gjëra, ata kanë armë, para dhe mund të shtiren si të fuqishëm, por ajo që i frikëson më shumë është e vërteta. Patjetër që e vërteta është diçka tjetër që ne e përkthejmë me rregullat në demokraci. Përfshirja e prokurorisë është e rëndësishme”, deklaroi ai.

Mesazhet

Pra, ky insistim i ndërkombëtarëve për të lënë jashtë listave të zgjedhjeve të inkriminuarit, tregon qartë se deputetët e ardhshëm që do të ulen në Parlament do të jenë të painkriminuar dhe korruptuar. Më tej kreu i OSBE, Del Monaco u bëri thirrje gjithë aktorëve dhe veçanërisht Policisë së Shtetit që të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe të zbatojë ligjin, në mënyrë që në 25 prill vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. “Prania ime këtu është pjesë e përgatitjes se një prej festimeve më të rëndësishme të demokracisë, zgjedhjet, zgjedhjet e 25 prillit. Besimi i qytetarëve dhe i organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet, në integritetin e Policisë së Shtetit të arritur në zgjedhjet e mëparshme janë garanci për ushtrimin e të drejtës themelore për të votuar dhe inkurajim e mbështetje për Policinë e Shtetit, për më shumë profesionalizëm në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin”, çdo punonjës i Policisë së Shtetit, në çdo rast, gjatë kryerjes së detyrës duhet të manifestojë standardet më të larta profesionale, etike dhe integritet në zbatimin me përpikëri të ligjit”, u shpreh ai. Ndërkohë zoti Vincenzo Del Monaco theksoi se ky trajnim ka qenë i suksesshëm, por sërish u bën thirrje institucioneve që ta shfrytëzojnë në praktikë. “Si kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, jam i kënaqur të nxis mbështetjen e vazhdueshme që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ofron institucioneve shqiptare për të organizuar dhe administruar zgjedhjet në përputhje me praktikat e njohura ndërkombëtare, ndërsa reflektojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, nënvizoi Del Monaco.