
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Shtohet presioni ndaj SPAK, pas Uashingtonit edhe Brukseli kërkon arrestimin e politikanëve të korruptuar, zbardhet mesazhi i ambasadores së BE për Dumanin

Shkruar nga Rigels Seliman 25 Janar 2023

Partnerët ndërkombëtarë vijojnë të këmbëngulin për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe arrestime “VIP”. Shpeshherë, përfaqësues të lartë të vendeve partnere të Shqipërisë kanë artikuluar se duhet të thellohet lufta antikorrupsion dhe një gjë të tillë e ka bërë dje të ditur ia bënë të ditur ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, e cila ka zhvilluar një bisedë me Altin Dumanin. Ajo e ka bërë të qartë se SPAK duhet të godasë në nivelet më të larta. “Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ambasadorja në rrjetet sociale.
Ambasadorja Kim takoi Dumanin
Takimi i diplomates Christiane Hohmann, vjen pas vizitës që zhvilloi pak ditë më parë në SPAK ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Në fjalën e saj Kim ka theksuar sërish mbështetjen që SHBA do të vazhdojë që të japë për Reformën në Drejtësi, ndërsa nënvizoi faktin se duhet çuar para lufta kundër korrupsionit si interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA-së. “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin”, njoftoi ambasada e SHBA.
Italia: Mbështetje e pakushtëzuar ndaj SPAK
Më herët edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, është takuar me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin për herë të parë që prej kur ky i fundit u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme në 16 dhjetor të vitit të kaluar. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Bucci shkruan se puna e përbashkët e autoriteteve shqiptare dhe italiane kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy vendet. Ai konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe theksoi se puna e SPAK duhet të vijojë në pavarësi të plotë. “Takim frytdhënës e i ngjeshur me Altin Dumani, duke i uruar punë të mbarë. U rinovua mbështetja e plotë dhe e pakushtëzuar e ndaj SPAK, që duhet të punojë në pavarësi dhe liri të plotë, pa kushtëzime. Puna e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësore për të dy Vendet. Do të vijojmë të bashkëpunojmë me shumë përkushtim e efikasitet”, shkroi Bucci pas takimit me Dumanin. Nga ana tjetër, edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi pak ditë më parë një takim pune në ambientet e SPAK me drejtuesin e këtij institucioni. Ai uroi Altin Dumanin për emërimin e ri në detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit shprehën vullnetin për pasur marrëdhënie të ndërsjellta institucionale me qëllim identifikimin dhe gjetjen e rasteve të korrupsionit, me qëllim parandalimin në kohë. Po ashtu mësohet se u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.
Më të lexuarat


Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Çështja "McGonigal", Sali Berisha hedh deklaratën e fortë: Ish-zyrtari i FBI-së ka qenë në SPAK. Zbardh takimet "e fshehta" për arrestimin e tij

“Të zhvishet nga kostumi i KM-së dhe ta shohë drejtësinë amerikane!”/ Gazment Bardhi zbardh prapaskenat e çështjes "McGonigal" dhe zbulon pse e çoi Ramën në SPAK

Berisha plas deklaratën ‘bombë’: Qeveria përdor zyrtare të larta si eskorta për të kompromentuar ambasadorët, pushtet i degraduar

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën për hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

Berisha zbulon SMS që Kim i dha bashkëpunëtores së tij pas shpalljes non-grata: McGonigal s'e akuzoj dot, por Rossini ndikoi

"Mafia si Big Brother...", Petrit Vasili: I vetmi qe është i kënaqur është Edi Rama

“T’ja bëjmë cunam qeverisjen”, çfarë po përgatit Berisha?
