Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtyhet firmosja e marrëveshjes së re PS-LSI, Meta vendos kusht dialogun me opozitën, 19 prilli vendimtar për koalicionin

Postuar: 16/04/2017 - 09:05

Koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është vënë sërish në pikëpyetje. Edhe pse krerët e të dyja partive në disa dalje mediatike janë shprehur të hapur për të vijuar rrugën e bashkëpunimit, nuk ndodhi një gjë e tillë dje. Rama e Meta zhvilluan dje një takim në Hotel Tirana pikërisht për këtë çështje, por në fund nuk pati asnjë rinovim marrëveshjeje. Që të premten në mbrëmje stafet e të dyja palëve u kujdesën që të lajmëronin mediat se të shtunën në mëngjes do kishte një takim Rama-Meta, ku dhe do të firmosej marrëveshja e koalicionit të ardhshëm. Të enjten, Meta e bëri të qartë se do jetë përkrah PS, por kur të gjithë prisnin që dje të ishte arritur dakordësia, u pa se ishte arritur një marrëveshje vetëm sa i takon dialogut me opozitën. Sipas burimeve nga takimi, Meta dhe Rama janë shprehur të dy të gatshëm për të vijuar dhe një mandat të dytë, por kreu i Kuvendit ka preferuar që të mos vendoset gjë pa zgjidhur më parë krizën me opozitën. Kjo ka bërë që Rama kur doli nga takimi të ishte i vrenjtur, ndryshe kur hyri që kishte buzëqeshje në fytyrë. Edhe Meta në prononcimin për mediat e deklaroi qartë se nuk ka pasur asgjë sa i takon marrëveshjes së re, pasi situatën politike e cilësoi më të rëndësishme. “Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Më e rëndësishme është ajo që thashë më parë dhe le të punojmë të gjithë sa më parë për këtë dialog. A ka mundësi ta zgjidhim këtë çështje që tani”, tha ai. Deklarata e Metës ka qenë shumë e qartë dhe duket se po arrihet te skenarët e paralajmëruar nga gazeta SOT, ku nuk përjashtohet mundësia që LSI të dalë në opozitë nëse Basha nuk ndryshon qëndrim.

19 prilli vendos fatin e koalicionit

Edhe pse palët parimisht kanë rënë dakord për të vijuar bashkëpunimin, nuk përjashtohet ndonjë vendim i orëve të fundit. Më 19 prill pritet që të marrin fund të gjitha dilemat, pasi është data kur do të regjistrohen koalicionet zgjedhore. Kjo datë është e rëndësishme si për PS-LSI, por edhe për PD dhe partitë e saj aleate, pasi mund të vuloset përfundimisht dalja nga zgjedhjet. Palët po punojnë gjatë këtyre ditëve që deri më 19 prill të arrihet ndonjë marrëveshje, por shenjat janë se nuk do ketë konsensus, pasi Basha këmbëngul te qeveria teknike. Por 19 prilli mund të shënojë dhe fundin e bashkëpunimit PS-LSI. Kohët e fundit kanë nisur të qarkullojnë mjaft zëra në rrethet politike se Meta mund të zëvendësojë Bashën nëse PD përfundimisht nuk futet në zgjedhje. Sinjalet u dhanë dje se Basha pa qeveri teknike nuk pranon asnjë tryezë dialogu dhe nga ana tjetër, Rama nuk e pranon një gjë të tillë. Atëherë, mazhoranca vështirë që të shkojë në zgjedhje pa rivalë dhe skenarët janë që me shumë gjasë LSI, por dhe PDIU, mund të dalin në opozitë dhe PS të garojë përballë tyre. Kjo do sillte kapitullimin dhe shpartallimin e Bashës, pasi PD do shkrihej si forcë politike. Por edhe nëse PD vendos të futet në zgjedhje, pritet që të ketë përplasje sa i takon përcaktimeve ligjore, pasi afati i regjistrimit është mbyllur. Ndërkohë, ajo që vihet re është se Basha po lufton i vetëm dhe është braktisur nga të vjetrit. Tani gjithçka mbetet të shihet më 19 prill nëse PS dhe LSI do shkojnë bashkë dhe nëse PD do ndryshojë qëndrim.

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l