Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtypi gjerman: BE mos ta harrojë Ballkanin, përpara me bashkëpunim ekonomik

Postuar: 14/07/2017 - 08:19

Konferenca e Ballkanit Perëndimor e mbajtur në Trieste ditën e mërkurë, me kancelaren Merkel dhe presidentin francez, Macron ka marrë vlerësime mjaft pozitive nga shtypi gjerman pas përfundimit të Samitit të Triestes, ndonëse para fillimit të konferencës janë shprehur me nota skepticizmi. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk sheh momentalisht të burojë ndonjë rrezik real nga Ballkani, megjithatë në Europën Juglindore, - vëren gazeta prestigjioze, - janë rritur tensionet, prandaj është e një rëndësie kyçe, që blloku të mos e harrojë rajonin. “Europa e përjetoi një herë në vitet ’90 krizën e refugjatëve që erdhën nga Ballkani”, kujton “FAZ”. E përditshmja gjermane ka dhënë alarmin se kjo situatë nuk është e mundshme të përsëritet, megjithëse temperatura politike është rritur sërish në juglindjen e kontinentit të vjetër. “Nëse mund të flasësh sot për një transformim politik, atëherë ai nuk merr drejtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por atë të autoritarizmit dhe nepotizmit”, thotë FAZ. Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan se në sfondin e stanjacionit ekonomik dhe social, elitat e korruptuara politike po përdorin gjithmonë e më hapur retorikën nacionaliste. “Prandaj është koha e duhur që BE-ja të merret me rajonin, edhe përtej samiteve të tilla si ai i Ballkanit Perëndimor, që po ashtu janë të rëndësishme”, vazhdon e përditshmja gjermane. Ndërsa gazeta tjetër gjermane "Süddeutsche Zeitung" e vë theksin te bashkëpunimi ekonomik që kërkohet të forcohet mes vendeve të Ballkanit. Kjo strategji shihet si një përgatitje për tregun e përbashkët të brendshëm europian. "Për komisionerin Hahn fragmentimi i rajonit është një pengesë. Tregtia e rajonit me BE në dhjetë vitet e shkuara është dyfishuar në një shifër 44 miliardë euro në vit, ndërkohë që ajo mes vendeve të Ballkanit qëndron në vend. 'Këtu ka shumë potencial dhe shumë mundësi' ështe shprehur në Trieste Johannes Hahn. Bashkëpunimi është i nevojshëm me qëllim që të ulen 'tensionet e së shkuarës dhe ato aktuale.'"

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 21:46

Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar sot për të shkuar në stadium e të ndiqte ndeshjen, Shqipëri-Francë, por nuk ka shkuar.

Postuar: 17/11/2019 - 21:40

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 20:51

Në përurimin e stadiumit të ri "Air Albania" stadium kryeministri Rama i është përgjigj

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po