Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtypi i ditës, titujt kryesorë, 3 Nëntor 2015

  Shtypi i ditës, titujt kryesorë, 3 Nëntor 2015

Postuar: 03/11/2015 - 09:23

Gazeta "Sot" hapet me titullin: "Shenasi Rama: Po vjen koha që politikanët shqiptarë të qëllohen me plumba, kur paria sunduese nuk ndryshon rrugë, përfundon në gijotinë". Titujt e tjerë janë:  "Sulmohet me vezë Edi Rama, 8 studentë 7 orë në komisariat, “atentatorët” lirohen pas presionit të protestuesve"; "Lufta mediatike për rolin e kanakarit të Ramës, Andi Bejtja mesazh kolegëve: Po hani m... që keni gatuar"; "PD-PS negociata të fshehta për formulën zgjedhore “Prim”, atentat politik ndaj Metës, Idrizit dhe Mediut"; "PD-PS negociata të fshehta për formulën zgjedhore “Prim”, atentat politik ndaj Metës, Idrizit dhe Mediut"; "Kodheli dhe Tahiri u mbajnë paratë 1.245 ish-ushtarakëve dhe policëve, bllokuan dokumentacionin me përfitimet e rillogaritura"; "Kaos me shifrat zyrtare, Ministria e Financave dhe Doganat përplasen për importin e akcizës". 
 
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Brenda një viti, Qeveria Rama rekord, 1 miliardë dollarë abuzime”. Tituj të tjerë janë; “Rama qëllohet me vezë, studentja: Si na tërhoqën zvarrë brenda Fakultetit”. “Ndocaj heq kapelen e vesh kostum: Ç’më thanë Rama e Ruçi”. “Veliaj: Taksa e shtëpisë do paguhet me faturën e ujit”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Pasuritë e kryebashkiakëve. Çfarë zotërojnë 13 drejtuesit e rinj të pushtetit lokal të votuar më 21 qershor”. Tituj të tjerë janë; “Goditën Ramën me vezë, lirohen 8 studentët”. “Taksa e pronës, bashkitë të vendosin vetë”. “Jepen 5 miliardë lekë, ja 31 projektet përfitues”.

“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor titullin, “Vezë ndaj Edi Ramës, studentët: 9 orët në komisariat”. Tituj të tjerë janë; “Kristo Frashëri: Qarqet kishtare greke, kryqëzatë për aneksimin e Shqipërisë”. “Përmbarimi i merr shtëpinë, vetëvritet 62- vjeçarja”. Lexoni dhe: Banka shkon t'i marrë shtëpinë, një grua qëllon veten me plumb në kokë FOTO “Taksa e banesës, nga janari do të paguhet bashkë me faturën e ujit”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin “Skandali i ilaçeve, pendohen zyrtarët e Fondit të Sigurimeve, rrëfejnë skemën e mashtrimit”. Tituj të tjerë janë; “Denoncimi, kryebashkiakut të Krujës i humb vula dhe arma e punës”. “Rama: Bizneset e rregullta do pajisen me certifikatë rregullsie”. “Reforma në drejtësi, PD dorëzon tjetër draft në Venecia”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Barnat, rrëfehen dy të penduar. “Zbërthehen” magazinierja e Fondit dhe një administrator farmacie”. Tituj të tjerë janë; “Studentët, vezë mbi Ramën: S’keni parë gjë akoma”. “Evazioni 5 milionë dollarë, në kërkim konsulli”. “Rama, deputetëve: Dilni të sqaroni bazën”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par