BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shtyrja e amnistisë fiskale pas presionit vendas dhe të huaj, nga FMN e KE, te prokuroria e bankat, zbardhen qëndrimet

Shtyrja e amnistisë fiskale pas presionit vendas dhe të huaj, nga FMN

Presioni vendas dhe i ndërkombëtarëve duket se ka detyruar mazhorancën të shtyjë miratimin e ligjit për amnistinë fiskale. Plani ishte që në seancën e datës 29 korrik të miratohej ligji në seancë plenare, por drafti u shty papritur. Sipas burimeve, të gjitha grupet e interesit kanë pasur mjaft rezerva për nismën e qeverisë. Institucioni i parë që u shpreh kundër ishte Prokuroria e Përgjithshme. Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme ka nënvlerësuar draftin e qeverisë duke u shprehur se ky projekt cënon ligjin për përgjegjësinë penale. “Problemi më i madh i projektit është ai lidhur me aspektin penal të amnistisë dhe ligjërimi i pasurisë së ardhur a krijuar nga veprimtaria kriminale për rrjedhojë sjell shkelje të tjera”, janë shprehu përfaqësues të prokurorisë. Sipas tyre projekti përjashton nga përfitimi amnistues penalë dhe ligjërues pasurorë të gjitha rastet individë dhe pasuri, që lidhen me veprat penale të përfshira në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Projektligji për Amnistinë Fiskale u kritikua së fundmi edhe nga Shoqata shqiptare e Bankave, për krijimin e kushteve për pastrimin e parave. Në një mendim dërguar në Kuvend, Shoqata e Bankave kërkon lëshimin e një vërtetimi nga Njësia Speciale e Tatimeve për shumën e parave që do të deklarohen, në mënyrë që bankat të mos kërkojnë justifikim për krijimin e tyre. “Mendojmë se Njësia Speciale duhet të lëshojë një vërtetim, me të cilin prezumohen të kryera prej tyre detyrimet e përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji dhe banka nuk do të kërkojë informacione apo dokumentacione lidhur me justifikimin e krijimit të fondit që do të depozitohet”, thuhet në dokument. Ndër të tjera përfaqësuesit e bankave kërkojnë saktësim informacioni mbi burimin e parave që do t’u jepet bankave të huaja në rast transfere.

Kritikat e ndërkombëtarëve

Komisioni Europian kundërshton nismën e qeverisë për amnisti fiskale. Përmes një raporti të bërë publik Komisioni sqaron se ky është një projektligj që ka një impakt të madh në jetën e vendit dhe se një urgjencë e tillë nga qeveria është e pakuptueshme. Në këtë raport KE sqaron qeverinë se nuk ka bërë konsultimet e duhura dhe mund të degradojë më tej vendin si një pikë të pastrimit të parave. “Ky projektligj nuk ka përfituar nga konsultimi i duhur me partnerët relevantë përpara se të dërgohej në Kuvend. Shqetësimi në rritje për Shqipërinë është kthimi i saj në një qendër të pastrimit të parave dhe do të krijonte një oportunitet të madh për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave”, thuhet në raport. Një tjetër kritikë e ekspertëve të BE-së lidhej me përfshirjen në ligj edhe të personave që nuk kanë nënshtetësinë shqiptare, por kanë biznese në Shqipëri. Jo vetëm kaq por edhe gama e gjerë e produkteve që kjo amnisti fiskale dhe penale përfshin e bën edhe më të rrezikshme këtë amnisti në këtë kohë dhe të dërguar me shpejtësi në Kuvend. Komisioni gjithashtu kritikon edhe pandëshkueshmërinë penale apo hetimin që do të vijë pas kësaj amnistie, duke thënë se ky draft krijon pabarazi në këto direktiva që është prezantuar. “Projektligji mundëson një mosndëshkim të padrejtë ndaj atyre që kanë mbajtur pasuri të fshehtë, ndërkohë që efektet pas kësaj amnistie nuk dihen ende. Ky projekt-ligj do të sillte në rast aprovimi shqetësime të mëdha në lidhje me kompetitivitetin e pandershëm nga ato që kanë mbajtur asetet e tyre jashtë sistemit deri më tani”, deklaron KE. Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër tre pikave për amnistinë fiskale, për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Përmes një deklarate publike FMN i ka konsideruar këto si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore. “Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar dhe transparente. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore", deklaroi FMN.

Më të lexuarat