BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shullazi fut në panik Krimet e Rënda, ja si 10 prokurorët refuzuan të marrin dosjen, nisin luftën me Markun, pretenca jepet nga Prela dhe Osmani

Shullazi fut në panik Krimet e Rënda, ja si 10 prokurorët

Emiljano Shullazi ka ngritur sërish në këmbë drejtësinë dhe politikën shqiptare. Teksa na ndajnë pak ditë nga pretenca e prokurorisë për dënimin e tij, kanë shpërthyer përplasjet e forta te Krimet e Rënda. Një ditë më parë gazeta raportoi se si 10 prokurorë refuzuan të marrin në ngarkim dosjen dhe për të gjithë nisi procedimi disiplinor, ndërsa 3 u transferuan. Por kjo situatë ka agravuar dje, pasi kanë reaguar vetë kryeprokurorja Marku, prokurorët dhe palët politike. Por çfarë ka ndodhur realisht? Sinjalet janë se 10 prokurorët e Krimeve të Rënda janë trembur nga dosja e Emiljano Shullazit. Ndonëse kemi të bëjmë me organin që duhet të godasë krimin e organizuar, të enjten ka ndodhur një situatë e paprecedentë, pasi që të 10 emrat në fjalë kanë deklaruar se nuk mund të marrin në dorë këtë dosje. Zanafilla e përplasjeve ka nisur më 1 gusht. Pas shkarkimit të Dritan Reshkës nga vetingu, në krye të Prokurorisë së Tiranës u emërua Elisabeta Imeraj, prokurorja kryesore që kishte në dorë dosjen “Shullazi”. Pas saj u largua Eneid Nakuçi, i cili ka dorëzuar një raport në prokurori, me argumentin se është i sëmurë dhe po kurohet jashtë vendit. Ai ka ndërprerë çdo kontakt me prokurorinë. Për këtë arsye, Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka thirrur në një takim të gjithë prokurorët dhe ka deklaruar se duhet të hidhet shorti për të zgjedhur prokurorët e rinj të dosjes. Por të gjithë janë rebeluar. Dosja është në fazë përfundimtare, pasi në datë 25 do jetë pretenca. Të gjithë prokurorët duket se janë trembur dhe kanë deklaruar se nuk mund të marrin ata asnjë përgjegjësi për dosjen e hartuar nga kolegët e tyre. Kjo ka agravuar situatën duke sjellë dhe ndëshkimin e tyre.

Argumentet e prokurorëve

Në një letër të shpërndarë për mediat prokurorët kanë dhënë sinjale se i druhen kësaj dosjeje. “Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare”, thuhet në letër. Po dje ata kanë nisur dhe luftën me Markun dhe Donika Prelën. Për Prokuroren e Përgjithshme kanë përgatitur padi, ndërsa Prelën e sulmuan fizikisht.

Flasin juristët

Prokurorët kanë reaguar dje me një letër publike, ku japin argumente se sipas tyre shorti është i gabuar dhe Prela ka shkelur ligjin. Gazeta ju drejtua ekspertëve të fushës për këtë çështje, për të sqaruar se kush ka të drejtë në këtë mes, shefja e Krimeve të Rënda, apo 10 prokurorët. Për kreun e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, shorti është legjitim dhe prokuroria ka për detyrë të ndëshkojë të inkriminuarit, pavarësisht se kush ka në dorë dosjen. “Prokuroria nuk është individi apo prokurori. Prokuroria është institucion, nuk ka rëndësi se individi emërohet apo komandohet në një drejtim tjetër. Prokuroria ka një ligj, organizimin e pushtetit gjyqësor të prokurorisë, i cili vepron në bazë të një shorti. Dhe nëse ky short është legjitim, atëherë çdo prokuror, sidomos prokurori i shtetit, është i bindur që të shkojë dhe të përfaqësojë prokurorinë në çdo seancë gjyqësore”, tha ai për gazetën. Në të njëjtën linjë me të është dhe avokat Idajet Beqiri. Ai ka sqaruar se si veprohet. “Situata zgjidhet me short. Kujt i bie shorti, merr dosjen dhe e shqyrton duke e bërë gati për në gjyq. Pastaj mbron akuzën. Të tjerat janë çmenduri të prokurorëve”, tha avokati. Pra duket se Shullazi ka trazuar gjithë Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe të gjithë kanë bërë tentativa të mos kenë të bëjnë me këtë dosje. Gazeta ka mësuar se ndaj 10 emrave mund të ketë dhe hetim penal. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat