
Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

'Shumë biznesmenë janë gjobitur nga banda e Ramës', Meta plas deklaratën e fortë: “Non grata” u shndërrua në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Edi Rama çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka bërë në emër të amerikanëve të tij.
I ftuar në “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, Meta foli për çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin Edi Rama.
Meta theksoi se pas 225 mijë dollarëve janë shumë të tjerë nga pas dhe se janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.
“Ajo që është thelbësore për të gjithë qytetarët shqiptarë kanë kuptuar se ai që çdo gjë të zezë të këtij vendi, këtij, populli, këtij shtetit, kësaj demokracie ia ka bërë në emër të amerikanëve të tij, të gjithë e kuptuan se ai e ka bërë gjithçka përmes korruptimit të amerikanëve të tij. Edhe kapjen e shtetit, edhe vjedhjen e zgjedhjeve, dhe zgjedhjet e paligjshme pa opozitën.
Çdo gjë të zezë që bënte në Shqipëri e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve. Tani jemi në këtë situatë që të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë dhe kemi të bëjmë vetëm me fillimin e procesit. Ai nuk fliste në anglisht kundër opozitës, paguante në dollarë kundër opozitës. Pas 225 mijë dollarë janë shumë të tjerë nga pas.
“Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. U vinin gjoba biznesmenëve. Non grata u shndërrua nga Edi Rama dhe banda e Ramës në biznesin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas trafikut të drogës”.
“Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Pra, në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këta i takonin më pas e u tregonin duhet të heqësh emrin hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer.
Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”.
Emri juaj është lakuar në takime?
Ka qenë i pari në takimet e Ramës me çdo ndërkombëtar sepse ka pasur synim si të korruptojë ndërkombëtarët për të krijuar idenë se shiko ky e ka me amerikanët.
Loboi për t’ju shpallur non grata?
E padiskutueshme. Kjo është një histori njerëzish të korruptuar.
Më të lexuarat


Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Deklarata e fortë e Berishës: SPAK të arrestojë ministren e Ramës

“Paaftësi e Ministrisë së Financave”/ Shtyrja e rritjes së pagës për administratën, deputetja e PD-së shpërthen ndaj qeverisë: Arrogancë, nxjerrin justifikime naive

Sali Berisha zbardh marrëveshjen për bashkëqeverisjen PD-PS dhe rrëfen si refuzoi këtë pakt duke dalë kundër SHBA, zbulohen pazaret e tij me Ramën, ja çfarë ndodhi në takimin me këshilltarin izraelit të Bashës në 2021

Edi Rama nga sovranist anti-amerikan deklaron se sovranizmi përballë SHBA nuk ka vlerë, ndryshim 180 gradë pas ultimatumit të Escobar dhe çështjes penale “McGonigal” që po zien në Uashington

Ish-ministri i Ilir Metës shpërthen kundër Sali Berishës, thirrje të largohet nga kreu i “Foltores” dhe të krijojë parti të re

“Mos u merrni me bluzat e mia”/ Basha më i vendosur se kurrë: Ja si të çlirojmë sistemin politik

Fillon “lufta” brenda llojit në “Foltore”, “foleja e dhelprave” nis kacafytjet për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ervin Salianji kërkon “kokën” e Flamur Nokës

“Dëshpëruese humbja në bastionet tona”/ Ringritja pas zgjedhjeve, Tabaku zbulon planet e PD-së: Ja si mund ta transformojë vendin

Procesi ankimimeve zgjedhore, KRIIK: Qasja proaktive e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në evidentimin dhe denoncimin e krimit zgjedhor, thelbësor për sigurimin e integritetit të zgjedhjeve dhe të ligjzbatimit në vend
