
Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Shuplaka e fortë e SHBA për Metën dhe Berishën, Dvorani hoqi dorën kriminale nga sistemi i drejtësisë, gjyqtari shpërfill akuzat e presidentit

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 25 Shkurt 2021

Renditja e gjyqtarit Ardian Dvorani mes 12 personaliteteve të luftës anti-korrupsion duket se ka qenë një shuplakë e fortë e SHBA ndaj presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Dy emrat e vetëm që kanë sulmuar prej vitesh Dvoranin kanë qenë Meta dhe Berisha , të cilët duket se janë akuzuar se kanë futur duart në sistemin e drejtësisë. Ambasada e SHBA i ka dorëzuar dje Dvoranit titullin ku theksohet se theksohet se ai uli ndikimin politik dhe kriminal në drejtësi duke i dhënë shuplakë dyshes Meta- Berisha. Me anë të një postimi në rrjete sociale Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë foton e Ardian Dvoranit me certifikatën që ka marrë nga DASH si kampion kundër korrupsionit. Në postimin e Ambasadës thuhet se DASH e ka vlerësuar Dvoranin për punën e tij sa i përket uljes së ndikimit politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë dhe ka luftuar korrupsionin në vend. “Gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit”, thuhet në postim.
Gjyqtari Dvorani reagon ndaj Metës
Ndërkohë, gjyqtari Ardian Dvorani në një intervistë televizive ka folur për vlerësimin e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin u shpreh se ndihet tepër i vlerësuar dhe krenar për këtë çmim. Sa i përket akuzave të bëra në drejtim të tij nga presidenti Ilir Meta, ai nuk dha asnjë koment. Ndër të tjera, gjyqtari tha se ka bërë gjithmonë detyrën e tij dhe se çfarë deklarojnë politikanët lidhur me këtë çmimin ai u shpreh se nuk ka rëndësi. “Vlerësimi i DASH nuk lidhet me një çështje konkrete, por me gjithë veprimtarinë time. Ndihem krenar dhe i vlerësuar, por dua ta ndaj edhe me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin. Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën e tij të veprojë ashtu si e vlerëson. Ky nuk është problemi im fare, raportet i kam me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet dhe mua nuk më shqetëson fakti si më vlerësojnë personat publik. Detyrimi im është që ashtu si në të kaluarën dhe në të ardhmen të vazhdojë të ushtrojë detyrimin tim gjyqësor. Nuk kam asnjë arsye të ndjek se çfarë deklarojnë politikanët apo funksionarë të ndryshme për këtë çmim. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e sqaruar qartë”, tha ai. Teksa u pyet për betejën mes tij dhe presidentit Meta në Venecia, Dvorani u shpreh se nuk e sheh si humbje pasi sipas tij është dhënë gjykimi sa i përket mënyrës se si duhet të zbatohet Kushtetuta e vendit. Ai theksoi se presidenti duhet që të mbante qëndrimin e tij.“Unë nuk shikoj as fitore dhe as humbje në opinion ligjor që ka dhënë Komisioni i Venecias. Ai opinion duhet lexuar në tërësi të tij, i trajton çështjet në mënyrë të gjithanshme. Ka dhënë interpretimet dhe shpjegimet dhe këndvështrimin e tyre mbi mënyrën si duhet të zbatohet Kushtetuta dhe ligji”, tha ai.
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 25 prillit/ Luan Rama bën denoncimin e fortë nga Vlora: Kandidatët e PS ofrojnë favore për vaksinën dhe për marrjen e ...

Të dhënat nga e-Albania, koordinatori i IT-së në PD e pranon publikisht: Numri ID përdoret kudo, nuk aludoj që …

Takimi i kryeministrit në Gjirokastër me ministrin e Turqisë, alarmohen mediat greke, ja çfarë shkruajnë për Ramën dhe Erdogan

U votua në zgjedhjet e 14 Shkurtit, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka mbaruar vetëm shkollën fillore (EMRI+FOTO)

Përdorimi i të dhënave nga e-Albania, paralajmëron kreu i SPAK: Së shpejti do të keni...

Çuçi: Do të sfidojmë numrat në Gjirokastër, PS merr 3 mandate deputetësh

“Nga ka dalë identiteti im?!”/ Gazetari i njohur vë në siklet Elisa Spiropalin në mes të emisionit, i nxjerr të dhënat e veta dhe emrin e patronazhuesit, ja si reagoi ministrja (REPLIKAT)

Floriana Garo del me mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve: 25 prilli, dita më kritike në historinë e Shqipërisë!

“Ajo nuk ishte ndër më të mirat në grupin e saj, e quanin të marrë”, kryeministri Rama befason me ato që tregon për artisten e madhe shqiptare: Pa një ëndërr me sy hapur dhe...(E PLOTË)

“Për mua ka qenë një kohë jashtëzakonisht e vështirë”/ Rrëfehet Edi Rama, tregon momentin tragjik të jetës: Ka më shumë se një vit që nuk qesh, që nga ajo datë e deri më sot unë asnjëherë nuk arrij të...
