Politike

Si asnjëherë më parë, Rama i befason të gjithë me gjestin në takimin elektoral të radhës (Foto)

Si asnjëherë më parë, Rama i befason të gjithë me

Nga foltorja e improvizuar në një hapësirë të gjelbër në Laprakë, kreu i qeverisë Edi Rama theksoi se sfida e tyre e madhe është kundër atyre që janë bashkë (PD-LSI) që sipas tij duan t’i mbajnë të përçarë. Mes të tjerash ai promovoi dhe prodhimet “Made in Albania”, siç ishin dy aletet që ai mbante në duar, me logon e PS-së.

“Për të vrapuar duhen të dyja këmbët. Për mua dhe të githë ne, sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme e njerëzve të zakonshëm. Sfida jonë e madhe është jo vetëm kundër të gjithëve, por vetëm kundër atyre që janë bashkë, për të na mbajtur të përçarë. Vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë. Ndërkohë nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin që të ngjitet shumë më lartë, kjo ka ndodhur vetëm sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me të gjithë ata që pavarësisht përfaqësive politike dhe krahinore, kanë besim të brendshëm se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu, duke punuar, duke punuar, duke mos pritur se jeta të ndryshojë sa hap e mbyll sytë me receta çudibërëse. Është e vërtetës shumë e vërtetë se ndryshimi mes dje dhe sot është i jashtëzakonshëm, por është kaq e vërtetë se ndryshimi ë duhet të bëjmë mes sot dhe nesër, duhet të jetë më i jashtëzakonshëm. Po kush do e bëjë? Ata që thonë e ky ishte një aksident? Ça aksidenti ndodhi 8 vite më parë, kur e gjithë rinia ishte futur në rrugët qorre të atyre universiteteve pa asnjë vlerë. Ishte harxhim i kohës dhe i mundit të të prindërve. Sot nuk diskutojmë më për diploma false, por se si universitetin tonë ta çojmë në nivel tjetër.”, tha Rama.

Si asnjëherë më parë, Rama i befason të gjithë me

Më të lexuarat