BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Politike

Si do bëhet fushata në kohë Covid-i? Rama tregon skenaret e mundshme: Po presim sugjerimin e ekspertëve, deri në pikën kur partitë...

Si do bëhet fushata në kohë Covid-i? Rama tregon skenaret e

Numri i personave të infektuar dhe atyre që kanë humbur jetën vazhdon të jetë në rritje në vendin tonë. Kryeministri ka sqaruar gjatë konferencës së ditës së sotme se pritet të marrë përgjigjen e ekspertëve.

Rama sqaron edhe mënyrë si do të bëhet fushata elektorale në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Rama u shpreh se po pret një sugjerim nga ekspertët për t’u marrë më pas vesh me palët e tjera, për të pasur rregulla loje të njëjta, në funksion të shëndetit të qytetarëve.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjmë alternativën që të merremi vesh me palët e tjera, për të pasur rregulla loje të qarta, të njëjta, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe për të rënë dakord që duke mbrojtur shëndetin, palët që do garojnë të mos jenë të kufizuara deri në pikën që të mos bëjnë dot një aktivitet zgjedhor normal brenda normalitetit të ri”, tha Rama.