BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

Si do e hapë Vangjush Dako “Kutinë e Pandorës”, nëse ai vendos të flasë do të bjerë qeveria, gazetari Artan Hoxha plas “bombën”

Si do e hapë Vangjush Dako “Kutinë e Pandorës”,

Nëse ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili u prangos ditën e djeshme me urdhër të SPAK, vendos të kthehet në bashkëpunëtor i penduar i drejtësisë, atëherë qeveria “Rama 3”, jovetëm që bie, por gjysma e ministrave, madje dhe vetë kryeministri Edi Rama rrezikojnë t’i bëjnë atij shoqëri në burg. Alarmin e ka dhënë ditën e djeshme gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, i cili ka lënë të nënkuptohet se zoti Dako ka çelësin e “Kutisë së Pandorës” brenda të së cilës ndodhen shumë prova që implikojnë politikanë, deputetë, ministra dhe ish-ministra socialistë në afera korruptive e kriminale. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar dje, pas urdhër arrestit nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Në një postim në “Facebook”, Hoxha thotë se e ka paralajmëruar “xhuxhin”, por nuk e dëgjoi, ndërsa shton se ai “di shumë gjëra për ata lartë”. “Dhe e paralajmërova “Xhuxhin”, por nuk me dëgjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg për te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre… Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”… Gjithsesi beni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte. Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire… Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit”, shrkuan gazetari i njohur, Artan Hoxha.

Reagon avokati mbrojtës i Dakos

Ndërkohë avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili e ka konsideruar si të panevojshme masën e arrestit me burg ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit. “Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim.  Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021. SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia”, deklaroi dje para mediave Ismaili.

Flet njeriu që çoi pas hekurave Vangjush Dakon

Nga ana tjetër, dje edhe Bashkim Dako, banor i qytetit të Durrësit aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë Durrës. Në një intervistë për emisionin Noë në Euroneës Albania, Dako u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar. “Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie. Denoncimi i parë është në 2018, në 2019 e më tej në SPAK, e kemi çuar në të gjitha institucionet. Akoma s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ky është arrestim politik. kjo nuk është zgjidhje për ne, është për të mbuluar vjedhjet. ky mbulon vjedhjet e të tjerëve tani. S’e besoj kurrë. Tre javë kam që e di unë këtë histori”, deklaroi Dako. Prokuroria e Posaçme nxori të martën 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes të cilëve ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Vishaj: Policia si kinema, ja çudia pas arrestimit të Vangjush Dakos

Ndërkaq, avokati Saimir Vishaj u shpreh dje në një media se është hera e parë që merret një goditje kaq e fortë nga një organ procedues. “Unë vajta 33 vjet në këtë punë nuk kisha parë një drejtori policie në formën e një kinemaje. Kjo është e turpshme. Nuk mund të kemi frikë ne nga kameramani, nga gazetari, por kam parë të mbuluar me perde një drejtori që mund të mos ishte dhe pjesë e këtij operacioni sepse aktualisht në rrugën ‘Mine Peza’ funksionon një institucion i paraburgimit i ri ku të gjithë personat që arrestohen apo ndalohen apo shoqërohen shkojnë direkt te ky burg dhe nuk ka përse drejtoria e policisë, ka arrestuar dhe grupe të strukturuar kriminal dhe njerëz të rrezikshëm dhe nuk është mbuluar asnjë me perde. E dyta, është e detyrueshme që zoti Dako dhe uroj që brenda 3 ditëve ai të njihet me vendimin, nuk ka asnjë akuzë sepse kam dëgjuar nga gazetarët se ka akuza për shpërdorim detyre apo falsifikim, nuk ka asnjë akuzë. Mund të ketë një vepër penale, akuza ngrihet pas disa muajsh, por jo më shumë se një vit, pra do kemi kohë të njihemi me akuzat”, deklaroi Vishaj.