BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x

Politike

Si do të përballeni me Ramën, kur keni mbetur vetëm 20 deputetë dhe a ishte provokim përfshirja e deputetit të Berishës në Komisionin e Reformës Zgjedhore? Alibeaj zbulon strategjinë e tij: Bylykbashin e ...

Si do të përballeni me Ramën, kur keni mbetur vetëm 20

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë caktuar emrat e deputetëve që do të formojnë dy komisionet e diskutuara kaq shumë, atë Zgjedhore e Territoriale.

Mes tyre, bie në sy dhe përfshirja e deputetit Oerd Bylykbashi i pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha në debatin e brendshëm të PD.

I pyetur nga mediat nëse është provokim përfshirja e Bylykbashit, Alibeaj e mohoi, duke thënë se ai ka eksperiencën e duhur për të tilla diskutime. Ai tha se edhe pse maxhoranca nuk ka moral për tema të tilla, opozita do të jetë e vendosur ta dërgojë deri në fund betejën, pasi kjo sipas tij është një nevojë e qytetarëve.

Kriteri që janë përzgjedhur anëtarët?

Alibeaj: Pjesëmarrja në komisione bazohet te eksperienca, profesionalizmi, njohja që kanë për lëndën përkatëse. janë emra që kanë në të shkuarën e tyre eksperiencën e nevojshme dhe aftësinë për të bërë jo vetëm debatin profesional, por edhe atë publik.

Si do të diskutoni me maxhorancën?

Alibeaj: Ne e dimë që jemi opozitë. E vjedhur madje. Nëse është kështu dilema që duhet të kemi është ose t’i ikim betejave për të ruajtur fytyrën, ose bëjmë betejë. Betejë do të bëjmë për të dyja komisionet. Aleatët kanë postet e tyre, ka qenë kërkesa jonë për ta bërë këtë punë. Si thoni ta lëmë betejën e Reformës Zgjedhore? Detyrimi ynë është të vendosim përpara ndjeshmëritë dhe nevojat e publikut. Ka nevojë për Reformë Territoriale? Cila është alternativa? Nëse biem dakord të gjitha palët për përzgjedhjen e Presidentit është të marrim pjesë. Për Reformën Territoriale a është thënë që të marrim pjesë? Për Reformën Zgjedhore a kemi rënë dakord për të marrë pjesë? Ka nevojë për dëshirë për të mbrojtur interesin publik.

Në cilin targer keni marrë vendimet sot. Dhe pse keni vendosur pjesë e komisionit zotin Bylykbashi?

Alibeaj: Kam bërë në targër të kryetarit të grupit parlamentar. Zoti Bylykbashi është një lloj magazine e asaj që ka ndodhur në këto vite. Unë besoj se e ka përvojën, aftësinë dhe dëshirën për të kapërcyer këto pengesa për një gjë që biem dakord që duhet bërë. Nuk është provokim. Emrat e vendosura aty janë vendosur nga ata që dinë ç’të japin. Ata që kanë përvojën duhet të ishin aty.

A mund të përballeni me Ramën me 20 deputetë?

Përballja me Ramën dhe këdo është me moral. Me ide të cilat kanë moralitetin brenda. Ne të përcjellim dhe mbrojmë fort ata që janë nevojat më të rëndësishme të demokratëve. Nëse shohim interesat tona është pazar. Ka nevojë për të parë Reformën Territoriale. Ajo që besojmë është që kur futesh me moral, sinqeritet, pavarësisht nga ajo që mendon qerratai politik te maxhoranca ne kemi nevojën për ta bërë këtë punë. Është çështje idesh.

Më të lexuarat