
Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2021

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha sot se fitorja e mandatit të tretë është mision historik për socialistët. Nga Rrogozhina, ai tha se në këto 99 ditë para zgjedhjeve, duhet t’u tregojmë njerëzve se PS-ja e kërkon mandatin e tretë për të bërë edhe më shumë punë.
“Kemi edhe 99 ditë për mandatin e tretë të PS, të cilin nuk e duam si një kupë tjetër, si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi, por e duam që të bëjmë më shumë punë. Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet që ta çojë deri në fund procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjen pas pandemisë. Kjo është arsyeja pse na duhet mandati i tretë,” tha ai.
Sipas tij, historia ka treguar se vetëm një forcë si Partia Socialiste mund të përballet me sfida të tilla, ashtu siç ka treguar në dy mandatet e para.
“Kjo fitore është mision historik. Në këto 99 ditë do ta bëjmë natën ditë sepse është beteja jonë më e rëndësishme. Nëse në betejat e kaluara menaxhonim problemet e mëparshme, si rrënimi ekonomik që gjetëm në 2013-ën, apo spekulimi politik me të cilin u përballëm në 2017-ën, rrethanat me tërmetin dhe pandeminë janë të paprecedenta për gjeneratën tonë, ndaj kemi shumë punë për të bërë. Nuk mund ta lëmë punën përgjysmë. Shqipëri që po ndërtojmë është ende karabina – kemi hedhur themelet, kemi vendosur kolonat, por duhet ende punë që të dalë ashtu siç i ka hije duarve që punojnë në Partinë Socialiste,” u shpreh Veliaj.
Drejtuesi politik i PS-së shtoi se socialistët i kanë dyert e hapura për këdo, edhe për ata që vijnë nga logot e tjera partiake sepse PS është e vetmja familje politike që punon vërtet për Shqipërinë.
“Ne socialistët nuk i mbyllim dyert. Nëse dikush është bërë pishman dhe dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij, sepse e kuptoi që familja jote është e pazëvendësueshme, – siç kanë filluar ta kuptojnë masivisht në Tiranë, në Kavajë dhe këtu në Rrogozhinë, të cilën ikën në drejtimin e gabuar, shkuan në një parti familjare, që nuk njeh as parim, as moral, as të drejtë, as ligj sepse e sheh pushtetin si plaçkë, – iu themi mirë se erdhët në familjen tuaj! Nuk të paragjykojmë pse ke ardhur nga LSI, PD, apo PDIU! E ke kuptuar më në fund, që kjo është forca e vetme që nuk i lë punët përgjysmë,” u shpreh Veliaj.
Më të lexuarat


Kur do të krijohet qeveria e re? Vjen reagimi i parë nga Albin Kurti pas takimit me Vjosa Osmanin

Kushi: Të gjitha profesionet janë të nderuara, por i mësuesit është në majën e piramidës së profesioneve më fisnike

FOTO/ Deputetja e PS shfaqet me paterica në Kuvend

I publikuan intervistën ‘FAKE’ të dhënë për median në Kosovë, shpërthen keq Rama: Ky është nivel i ri i maskarallëkut!

Kryeministri Rama ftesë për kandidim gazetarit të njohur, por ai refuzon: Nuk është për mua ajo karrige!

Lulzim Basha e ftoi të rikthehet në PD, reagon për herë të parë Eduart Halimi: Pranova kërkesën e mikut tim, nuk dua mandat deputeti

Për herë të parë bashkë në publik! Agron Shehaj tregon si u njoh me bashkëshorten: 90 punëtorët e mi më braktisën, por ajo...

Rikthehet në PD ish-ministri dhe demokrati i njohur, reagon Romeo Kara

Spartak Ngjela si asnjëherë më parë, jep lajmin e MADH: Do ndodhë pas dy shekujsh në Shqipëri! Jemi në prag të...

Basha bën lëvizjen e papritur, rikthen në Partinë Demokratike ish-ministrin dhe i jep postin e rëndësishëm
