BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Javë”, ka folur sot për debatin e testimit në masë, ku u shpreh se kjo gjë nuk e zgjidh problemin.

“Bërja e testeve është e re për shkencën epidemiologjike. Ne po mësojmë duke bërë. Eksperienca e disa vendeve si Italia apo Kina në fillim bënin testime masive. Tregon që pozitiviteti ishte shumë i vogël. OBSH dhe ISDS thonë se vetëm rastet e dyshuara, që kanë shenja klinike duhen testuar.

Të gjitha rasteve që i merret tamponi janë të dyshuar. Pra 100 veta duhen këta 100 të kenë shenja. Dhe pozitiviteti më i madh është 25%. Po gjurmojmë shumë sa më shumë njerëz që të kenë kontakte dhe të marrin tamponin. Ne po hasim një eksperiencë të re që sa janë të frikësuar dhe disa thonë që kanë logjikë për ta bërë, një pjesë thonë dhe fshehin që qenë jashtë apo kanë pasur kontakte”, u shpreh ministrja.