Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Si ndryshoi roli i Nishanit në axhendën e John Kerry-t në Tiranë dhe kush fshihet pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan

Si ndryshoi roli i Nishanit në axhendën e John Kerry-t në Tiranë dhe kush fshihet pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan

Postuar: 14/02/2016 - 07:43

Disa orë para se të shkelë në tokën shqiptare, vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, John Kerry, është rrethuar me dyshime dhe pikëpyetje. Misteri qëndron tek ndryshimi i axhendës së vizitës, prapaskenat e misionit, mefshtësia dhe belbëzimi qeveritar, mënyrat se si tentoi ta shiste kryeministri vizitën etj. Roli i përfaqësuesve të politikës shqiptare në axhendën e takimeve të zyrtarit amerikan ka ndryshuar nga ora në orë, ndërsa befasitë dhe surprizat nuk kanë munguar. Fillimisht u tha se John Kerry do të takonte vetëm Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
 
Ky version u shpërnda nga Rama dhe Basha, për të sfiduar Metën dhe Berishën. Më vonë doli një axhendë tjetër, sipas të cilës John Kerry do të takojë Bujar Nishanin, Hashim Thaçin, Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Lulzim Bashën. Sipas axhendës së parë, kreu i shtetit, Bujar Nishani, do të priste në Presidencë zyrtarin e lartë amerikan, ashtu sikundër ka ndodhur gjithmonë. Por, protokolli vizitës së John Kerry-t ka ndryshuar në mënyrë të befasishme. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, do ta presë zyrtarin e lartë amerikan tek shkallët e avionit, sapo ai të shkelë në tokën shqiptare. Është një komedi dhe banalitet që prodhon politika e Tiranës dhe konkretisht raportet mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Kreu i shtetit, si asnjëherë më parë, do t’i japë dorën John Kerry-t në aeroport dhe më pas do ta presë në zyrën e tij. Ka një dyshim të fortë sa i takon arsyeve të ndryshimit të protokollit të vizitës së zyrtarit amerikan. Ndërkaq, ditën e djeshme, është mësuar se John Kerry do të shoqërohet gjatë vizitës së tij në Tiranë nga Zëvendëssekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. Kjo e fundit ka qenë disa herë në Shqipëri, ndërsa ka artikuluar mesazhe të forta. Edhe roli i zonjës Nuland deri më tani është mbajtur gjithashtu i fshehtë. 
 
Vizita e Kerry-t dhe interesat e Sorosit 
 
Sekretari Amerikan i Shtetit në Tiranë, John Kerry, njihet për lidhjet e hershme të forta me spekulantin famëkeq, George Soros, i cili ka kapur dy partitë kryesore në Shqipëri, qeverinë dhe pushtetet. Mediat amerikane e konsiderojnë John Kerry-n si mik të ngushtë të George Soros. Siç dihet, Soros ka një strategji, financon dhe mbështet eksponentë politikë dhe kandidatë, për të përfituar benefite më pas. George Soros, në 2004, i dhuroi John Kerry-t 23 milionë USD, kur po garonte në garën presidenciale përballë Bushit. Ndërsa, Kerry, sipas mediave amerikane, tentoi ta bënte Sorosin pjesë të një forumi në Departamentin Amerikan të Shtetit. Tentativa e Kerry-t për ta bërë Sorosin pjesë të Shtëpisë së Bardhë, dështoi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Soros të mos ketë diktuar pjesërisht axhendën e Kerry-t në Tiranë. Adriatik Doçi 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.

Postuar: 18/11/2019 - 22:45

Teksa nuk la diplomat të huaj në Tiranë pa sulmuar sepse sipas tij shfaqin njëanësi dhe përkrahje