BREAKING NEWS

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit
x
BREAKING NEWS

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kievi po tenton të marrë Krimenë

Përmbyset gjithçka, Vladimir Putin merr goditjen më të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit,
x
BREAKING NEWS

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë
x
BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x

Politike

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në konferencën e ditës së sotme ka shpërthyer me tone të forta duke e humbur durimin edhe me gazetarin që i bëri pyetjen ministres Olta Xhaçkës.

Rama e ka bërë të udhës ku mesa duket nuk i pëlqeu shumë pyetja e gazetarit dhe urdhëroi riedukim për të. Për tre muajt e ardhshëm ai nuk do jetë pjesë e konferencave për shtyp të Ramës.

Gazetari e pyeti ministrin Olta Xhaçka nëse do të takohet me burrin e saj, që tashmë është një biznesmen për shkak të investimit të tij në jug të vendit.

Kjo pasi sipas kodit etik, cdo ministër apo deputet duhet të takohet me nje biznesmen me praninë e dy përfaqësuesve të administratës.

Gazetari-Xhaçkes: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?.

Rama: Tani përgjigjen ta jap unë. Do kalosh riedukim per tre muajt e ardhshem. Nuk je i mireseardhur në asnjë konferencë.

Gazetari: Zbatimi i kodit etik për çfarë është bërë? Kodi etik a do zbatohet apo jo, nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, ju e keni thënë që do ketë sanksione, e keni thënë kur keni prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime, dhe po të them që siç e pe me Ambrozia, komunikimi ishte perfekt… për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet rieduktim, tre muaj, përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muaj, në konferencën e tetorit je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje.

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi

Më të lexuarat