BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

“Siguria rrugore 2020”, Balluku zbulon vendimin e rëndësishëm: Do rrisim investimet në...

“Siguria rrugore 2020”, Balluku zbulon vendimin e

E pranishme në konferencën e nivelit të lartë “Siguria rrugore 2020” ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka theksuar se në vitin 2020 do të ndërmerret një plan masash për të ulur numrin e aksidenteve.

Sakaq Balluku thotë se edhe pse kemi rritje të automjeteve në 6 vitet e fundit numri i aksidenteve është reduktuar. Më tej ajo shton se do të ketë rritje të investimeve në insfrastrukturë

“Shqipëria mori përsipër të rritur investimet në infrastrukturë, me praktikat më të mira ndërkombëtare për të parandaluar aksidentet”, tha ministrja ndër të tjera.

“Për të zvogëluar vdekjet në rrugë duhet të kemi transformim në mentalitet. Vendosja e sigurisë duhet të jetë një vlerë e panegociueshme.

Të gjithë keni pasur mundësi të udhëtoni. Një avion nuk ngrihet nëse të gjithë nuk vendosin rripat e sigurimit. Askush në avion nuk kundërshton kushtet e sigurisë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe në transportin rrugor. Duhet të kaplojë në ADN e secilit prej nesh. Siguria duhet të jetë indikatori matës i suksesit dhe vlerës së tyre.

Komuniteti global është mobilizuar me të gjitha forcat dhe kapacitetet. Gjatë javës së shkuar u aprovua dhe miratua deklarata e Stokholmit. Shqipëria mori përsipër për të rritur investimet në infrastrukturë, me praktikat më të mira ndërkombëtare për të parandaluar aksidentet.

Viti 2020 do të jetë viti i uljes së aksidenteve. Ka pasur rritje të numrit të automjeteve, ndërsa numri i aksidenteve në këto 6 vite është reduktuar me 28%”, tha Balluku.