BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

“Sinjali i ambasadores së SHBA është shqetësues”, Mediu tregon hapur qëllimin e opozitës për Reformën në Drejtësi

“Sinjali i ambasadores së SHBA është

Kreu i PR Fatmir Mediu është shprehur pro propozimit të presidentit Meta për rishikimin e reformës në drejtësi.

“Ka qenë një ide e hedhur nga presidenti për të funksionuar në mënyrë të përbashkët për çështje siç është reforma në drejtësi.  Një mbështetje sa më e gjerë politike i vlen ndërtimit dhe funksionimit të institucioneve të drejtësisë në mënyrë që të mos manipulohen për interesa politike.

Në vend që të kemi një gjyqësor të pavarur kemi një gjyqësor të kontrolluar. Pra ishte vetëm një ide dhe nuk morëm asnjë vendim në raport më këtë çështje. Mendoj se në çdo gjë që ndodh, që ka të bëjë me kushtetutën. Një marrëdhënie më e drejtë politike dhe një bashkëpunim më i drejtë politik është i domosdoshëm”, shprehet Mediu për Report tv.

Sinjali i ambasadores së SHBA për një marrëveshje të fshehtë mes palëve për Mediun është shqetësuese

“Dua të them se e kam ndjekur me shqetësim dhe e vlerësoj shqetësimin e ambasadores.  Ashtu kam ndjekur edhe shqetësimin e ambasadorit Soreca. Sigurisht opozita nuk është pjesë e asnjë lloj pakti kundër reformës në drejtësi. Biles është e kundërta.

Opozita ka qenë për Reformën në Drejtësi. Ka këmbëngulur që të ketë një drejtësi të pavarur. Dhe ne jemi të gatshëm që të japim atë kontribut që mund të japim sepse nuk kemi asgjë për të bërë”, thotë ndër të tjera Mediu.