BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Situata e koronavirusit, Arben Malaj: Ka shumë të papunë dhe të paarsimuar, qeveria është përqendruar vetëm tek PPP

Situata e koronavirusit, Arben Malaj: Ka shumë të papunë dhe

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, duke analizuar situatën aktuale, e sheh shqetësuese situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, e cila po prodhon më shumë të paarsimuar, më shumë të papunë dhe më shumë të varfër. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malaj kritikoi ashpër edhe qeverinë, ku sipas tij vëmendja e tyre është e përqendruar vetëm tek PPP dhe nuk shohin realitetin dhe problemet e shumta që janë krijuar. “Një nga pasojat më të rënda dhe më afatgjata të Covid-19 është goditja e rëndë tek fëmijët, tek shëndeti mendor dhe tek cilësia e arsimit të tyre që do të përcaktojë cilësinë e jetës së tyre në të ardhmen. Identifikimi i opsioneve të nxjerrjes së fëmijëve nga ambientet e mbyllura shtëpiake është imediate dhe jetike. Kjo përgjegjësi e madhe kombëtare nuk mund t’i lihet thjesht ministrit të arsimit. Shumë institucione përllogarisin humbjet në produktivitetin e vendeve të ndryshme dhe në nivel global. Kriza po prodhon më shumë të paarsimuar, më shumë të papunë dhe më shumë të varfër. Këto institucione nuk po ofrojnë alternativë zgjidhjeje. Qeveria jonë është përqendruar në investime fizike dhe PPP preferenciale dhe nuk e kupton rëndësinë jetike për rritjen afatgjatë të investimit në arsim dhe shëndetësi”, tha Malaj. Më tej, ish-ministri i Financave u shpreh se situata aktuale është kthyer në një fatalitet kombëtar. “Pranimi i situatës aktuale është fatalitet kombëtar. Vendi ynë ka shumë njerëz të ditur dhe atdhedashës që duhet të angazhohen me propozime alternative për ta fituar këtë luftë sidomos për të ardhmen e fëmijëve. Është koha që çdo shqiptar atdhetar pavarësisht ku jeton dhe punon, të angazhohet me kontribute të përkushtuara për kapërcimin e kësaj krize dhe suksesin e përbashkët për fëmijët. Boll me absolutizimin e mësimeve online, pasi për grup-moshat e vogla ato nuk duhet të jenë alternativa e vetme apo e parë. Për fëmijët e vegjël kjo mundësi nuk zbut efektet negative në shëndetin mendor dhe produktivitetin e tyre në jetë. Psikologët dhe sociologët në këtë krizë sociale janë shumë të dobishëm, bile më të dobishëm sesa ekonomistët”, tha Malaj.

Më të lexuarat