Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Situata e rënduar te Drejtoria e Policisë, Balliu del me deklaratë të fortë dhe zbulon çfarë pritet të vendosin banorët e ‘Astirit’: U them efektivëve hapni sytë!

Postuar: 10/10/2019 - 11:23

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i pranishëm në protestën e sotme u shpreh se marshimi i banorëve të Astirit do të vijojë pavarësisht hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal dhe shtoi se nuk dihet sa do të zgjasë. Balliu akuzoi kryeministrin Rama për arrestimet.

"Janë arrestuar tre persona në mënyrë të paligjshme, anti kushtetuese, pasi nuk ka pasur asnjë përplasje dhe asnjë problem. Nuk ka asnjë ligj që ndalon të drejtën për të protestuar. Jeni i dezinformuar, pasi nuk është bllokim rruge, por protestë, këto janë në protestë, nuk ka lidhje bllokimi i rrugës.

Nuk do të dalë nipi i Spiro Kolekës që të rikthejë nenin 55, ata që janë arrestuar janë arrestuar kundërshtim të ligjit. Kur u ndaloi të drejtën për të protestuar, Spiro Kali. Ky provokim që u ka ardhur banorëve të Unazës mund të sjellë dhe cfarë do që të sjellë përplasje apo gjithcka tjetër erdhi gjithcka si shkak i provokimit të Ramës. Është Rama shkaktari që Rama është këtu. Banorët kishin 12 muaj në protestë pa asnjë incident, ndërsa ky i arrestoi, pasojat janë përgjegjësi e tij. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por gjithcka ndodh është faji i tij. Përgjigja jonë ndaj bandave do të jetë e shpejtë e pamëshirshme.

Duhet dialog me banorët. Sot jemi në një moment kritik për hapjen e negociatave, ndërsa ky vjen dhe arreston njerëz të pafajshëm. Ky nuk merret me kushtet e Europës por do të hapë vizat me Serbinë. Do ta mbrojmë pluralizmin me gjak. U them policëve hapni sytë, pasi Rama është në ditët e fundit dhe ata që zbatojnë urdhrat do të mbajnë përgjegjësi. Sot protesta do të vijojë në 18:30 dhe nuk e di sa do të vijojë, do ta vendosin banorët" tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë që janë anëtare këshilli nëpë

Postuar: 22/10/2019 - 18:27

Demokrati Aldo Bumçi tha se vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas

Postuar: 22/10/2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament

Postuar: 22/10/2019 - 18:10

Muaj tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Kryeministri ka

Postuar: 22/10/2019 - 17:58

Liderët e Bashkimit Europian ripërsërisin kritikat e tyre për mos hapjen e negociatave të anëtarë

Postuar: 22/10/2019 - 17:49

Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se duhet të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo