
Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

“Situata është e paparashikueshme”/ Anëtari i Kryesisë së PD-së zbrardh skenaret: Këmbanë alarmi, zgjedhjet mund të jenë më herët… po i drejtohemi dimrit më të vështirë të 30 viteve të fundit

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2020

Këmbanë alarmi për ekonominë shqiptare, kështu e ka konsideruar situatën anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”. Bozdo komentoi raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Lajmi që qeveria shqiptare ka dhënë paketën më të ulët në rajon nuk përbën më lajm, kjo pohohet dhe është botërisht e njohur. Ajo që do konsideroja shqetësuese është kambana e alarmit e dhënë në lidhje me parametrat makroekonomikë. Pohohet se borxhi publik është 82%.
Shprehja ekzakte është: Që e ardhmja e ekonomisë shqiptare është e pasigurt. Këtë togfjalësh nuk e hasim në asnjë prej raporteve të tjera para këtij. Kjo është prova e fundit të nje ekonomie në rënie”,- tha Bozdo.
Dukë u ndalur tek menaxhimi i pandemisë, Bozdo tha se demokratët nuk e fajësojmë qeverinë për tërmetin dhe as për pandeminë, por “në një kohë që ne kemi ofruar zgjidhje, ose marrje të masave në kohë, qeveria e ka lënë çdo gjë në rënie të lirë”.
Bozdo u shpreh se sot në Maqedoni diskutohet për një paketë të 4 ndihme për biznesin, ndërkohë që në Shqipëri as që guxon njeri të mbyllë më biznesin.
“Ne testojmë 4 herë më pak nga sa sugjeron OBSH. Kur teston më pak dhe shifrat janë më të vogla. Që këtu fillon mashtrimi apo spekulimi me testimet. Pastaj dalim në intervista të pakuptimta dhe themi unë kam më pak numra se të tjerët. Loja me shifrat është e pakuptimtë. Nuk kemi kujt t’ja fshehim, pandemia është në rënie të lirë. Ne presim përkeqësim të situatës me pandeminë, nga ana tjetër është një qeveri që nuk guxon më ta mbyllë se nuk ka më paketa ndihmëse”,- shtoi ai.
Bozdo shtoi ndër të tjera se PD i ka ndezur tashmë motorët për zgjedhjet, duke shtuar se ato mund të jenë më herët se sa 25 prilli.
“E them këtë pasi situata është e paparashikueshme. Mendoj që po i drejtohemi dimrit më të vështirë të 30 viteve të fundit, vetëm një situatë është më keq se sa kaq, një gjendje lufte. Jo vetëm nga ekonomia por ky është dimri më i vështirë. Zgjedhjet në të gjitha rastet do të jenë maksimalisht në fund të prillit”,- shtoi ai.
Më të lexuarat


Pas zërave se ka pasur një përplasje të fortë deri në ulërima me Ilir Metën për një largim të mundshëm drejt PS, vjen reagim i Silva Cakës: Do iki nga LSI kur...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vjen në Shqipëri delegacioni i ODIHR, ja lëvizjet që do bëjë

Pas deklaratave të forta të Vuçiç që e quajti person të rrezikshëm, reagon ‘flakë për flakë’ Haradinaj dhe i dërgon ultimatum: Njihni pavarësinë e Kosovës ose me Shqipërinë do të...

A do të bëjë LSI koalicion me PS? Kryemadhi befason me përgjigjen e saj dhe zbulon zonat ku do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit: Kodi i ri zgjedhor ma mundëson këtë!

Përplasje në selinë blu? Mediu zbulon vendimin që ka marrë: Negociatat s’bëhen në “shtëpi”. Ja për çfarë duhet t’më bindë Basha

“Ua dinë me fakte dhe prova”, Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’: Këta politikanë janë të skeduar! Ja kush është tmerri i tyre!

Investoi që nga viti ’91 në një fond pensioni/ BIRN zbulon rritjen e pasurisë së ish-ministres së njohur të kabinetit të Ramës!

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon, ministri Dendias trondit Shqipërinë: Ja sa kilometra katrorë territor marrim

I shqetësuar për shkrirjen e LSI, Presidenti Meta nis fushatën elektorale dhe i dërgon mesazhin e koduar Ramës: Kjo është detyrë primare e qeverisë! (VIDEO)

“Tirja e qeverisë iu ka marrë paratë familjeve shqiptare”, Basha reagon ‘flakë për flakë’ pas Ramës dhe zbulon komunikimin e rëndësishëm me përfaqësuesit e BE
