BREAKING NEWS

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë (Zbardhen detajet kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që i drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave)

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi
x

Politike

“Situata është shumë e rëndë”, Fatos Klosi reagon ashpër për thirrjen e tubimit më 2 mars dhe i kthehet keq Metës

“Situata është shumë e rëndë”, Fatos Klosi

Thirrja e popullit në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' më 2 Mars nga presidenti Ilir Meta ka nxitur debate të shumta në politikën e vendit.

Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi kjo thirrje është absurde dhe aspak normale, pasi nuk mund të konceptohet që presidenti të dalë kundër Kryeministrit dhe të thërrasë popullin. Klosi tha se ky ishte një mesazh i gabuar dhe se në fund nuk do arrihet të kuptohet se nëse populli do ta mbështeste atë apo jo, pavarësisht numrit të mbledhur në shesh.

'Situata është shumë e rëndë, që presidenti të dal kundër kryeministrit dhe t'i bëj thirrje popullit. Po jepet një mesazh i gabuar në popull. Unë se quaj normale, dhe vetë s'do kuptoja asgjë nga ky takim i Metës me popullin. Nuk mund të them dot se populli do mbështesë Metën pavarësisht numrit të mbledhur. Zgjidhja e vetëm është kompromisi mes palëve', tha Klosi.