Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Politike

Situata kaotike në Kakavijë, reagon Rudina Hajdari dhe tregon vendimin që ka marrë: Personalisht do të angazhohem në...

Situata kaotike në Kakavijë, reagon Rudina Hajdari dhe tregon vendimin

Ndaj situatës kaotike në doganën e Kakavijës ka reaguar edhe deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, e cila është shprehur se qeveria dihet të hidhet në aksion konkret për të zgjidhur këtë situate.

Hajdari i ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden duke dhuruar ujë e ushqime, por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Ndër të tjera ajo është shprehur se do të angazhohet personalisht me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Postimi plotë:

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë radhët e stërgjata në Kakavije.

Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.

Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.

Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!

Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Më të lexuarat