Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Situata në burgje pas tërmeteve, ministrja Gjonaj bën njoftimin e rëndësishëm

Postuar: 22/09/2019 - 17:24

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku po monitoron së afërmi situatën e krijuar në sistemin penitenciar nga lëkundjet sizmike.

Fill pasi nxori urdhrin e gadishmërisë mbrëmjen e djeshme në të gjitha IEVP-të, Gjonaj ka urdhëruar marrjen e masave për mbarëvajtjen e gjendjes dhe inspektimin e shërbimeve.
 
Sipas të dhënave aktuale, gjendja në të gjitha IEVP-të paraqitet e qetë ku sektori social dhe sektori shëndetësor kanë qenë në shërbim 24 orë gjatë gjithë kohës.
 
Postimi:
Të gjitha strukturat e Ministrisë së Drejtësisë janë të angazhuara maksimalisht dhe në gatishmëri të plotë 24 orë në 24 në shërbim të zgjidhjes së çdo situate sado elementare të krijuar nga lëkundjet sizmike që prekën vendin. Pasi bëmë një verifikim të hollësishëm të të gjithë gjendjes me Grupin e Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe Krizave si edhe vendosëm në gatishmëri të gjithë institucionet duke shtuar me 30% kapacitetin e stafit, puna vazhdon për të shmangur çdo rrezik që mund të shfaqet. Gjatë mesditës, kryem një takim intensiv me strukturat e posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku detyrat dhe gatishmëria do të vijojnë deri në qetësim të situatës. Fatmirësisht, deri më tani sipas inspektimeve të bëra në terren nga Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë problematikë të konstatuar sa i përket sistemit penitenciar. #Shqipërisolidare--”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 22:12

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Real Story”  tha se presidenti Ilir Meta ka edhe një dhe alternativë  kundërt, atë të shpëtimit nga burgu.

Postuar: 20/11/2019 - 23:25

Avokati Spartak Ngjela beson se faktori ndërkombëtar (SHBA dhe BE) nuk kanë për t’i pranuar

Postuar: 20/11/2019 - 22:58

Analisti Gjekmarkaj e ka cilësuar Ngjelën si zëdhënës të një tiranie që po vendoset në Shqipëri.

Postuar: 20/11/2019 - 21:59

Ish-deputeti demokrat, me anë të një statusi në “Facebook”, kujton se Partia Demokrat

Postuar: 20/11/2019 - 21:55

Pas Majlinda Bregut e cila shkëmbeu dorën me Merkel dhe Ursula von der Leyn, tre ish-deputetet e

Postuar: 20/11/2019 - 21:50

Partia Demokratike është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Postuar: 20/11/2019 - 21:48

Avokati Spartak Ngjela ka befasuar me deklaratën mbrëmjen e sotme, teksa është shprehur se as Kry