BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Politike

“Situata në PD po dëmton opozitën”, aleati i Bashës ngre alarmin dhe kërkon t’i përgjigjet pozitivisht dorës së shtrirë të Ramës për bashkëpunim

“Situata në PD po dëmton opozitën”, aleati i

Deputeti Agron Dukas shprehet se përjashtimi i Sali Berishës nga PD dhe situata që u krijua brenda PDF-së pas këtij vendimi ë Lulzim Bashës, po i kushton shumë opozitës.

Duka thotë për Report se konflikti brenda vetvetes, po pengon PD të koordinohet me aleatët dhe të humbasë vëmendjen nga aksioni opozitar.

 “Duke patur një konflikt shumë të madh ndërmjet vetes, Partia Demokratike, përplasja Basha-Berisha përqendron vëmendjen te kjo përplasje. Kjo është arsyeja të mos kenë vëmendjen ndaj aleatëve dhe aksionit opozitar, sepse sigurisht kjo është një çështje më madhore. Është e vërtetë po ashtu që nuk ka koordinim të vendimeve, veprimet janë të pakoordinuara.  Padyshim që zbeh veprimin opozitar, e gjitha kjo është në dëm të opozitës dhe atyre që i kanë votuar. fakti ë merren shumë me vete është e pashmangshme, do vazhdojë me kohë të gjatë, mbase me muaj duke dëmtuar edhe opozitën”, thotë ai.

Duka i kërkon opozitës bashkëpunim me kundërshtarët socialistë për reformat prioritare. Ai thotë se edhe ftesa e parë, ajo për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e vetingut duhet të pranohet dhe për këtë ka një argument.

"Duhet bashkëpunim. Unë mendoj që duhet bërë përderisa jemi dakord me reformën në drejtësi. Por kjo nuk varet nga dora ime, apo një grup i vogël parlamentar, por nga një dorë më e gjerë si PD. Por jam dakord që Dy reformat më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë parlamenti është ajo territoriale dhe zgjedhore dhe kjo duhet të pasohet me zgjedhje vendore", shprehet Duka.

Por nëse opozita do të ketë përballë një mazhorancë kokëfortë, rruga e bashkëpunimit nuk është e vetmja që parashikon deputeti i Durrësit. Ai thotë se duhet të ketë një kombinim mes konsensusit, rezistencës dhe reagimeve të forta.