BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Politike

Situata në Shkodër, Voltana Ademi hedh akuzën e rëndë: Ka 6 ditë që nuk po testohen dot 3 familje, Policia nuk ka vënë asnjë ...

Situata në Shkodër, Voltana Ademi hedh akuzën e rëndë:

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi thotë se situata në Shkodër është rënduar shumë javët e fundit dhe, sipas saj,“duhet të kishte një kujdes për mundësitë e testimit të të gjithë atyre që nuk merrnin përgjigje nga urgjenca”.

“Janë 3 familje që nuk po diagnostikohen prej 6 ditësh. Nuk ka pse të testohen dy sot e dy nesër. Janë verifikuar para 6 ditësh. I janë dashur 6 ditë autoriteteve për të diagnostikuar, kur janë vetëm dy familje vatrat. Bëhet fjalë për njerëz të afërt dhe nuk është kryer ende testimi i të gjithë familjarëve. Kjo më shqetëson shumë”, tha Ademi për A2.

“Ka një numër të vogël testimesh edhe te këto familje që dihet që ka të prekur dhe kjo është tmerrësisht shqetësuese. Nuk e kuptoj se si nuk qenka e mundur që menjëherë të testohen të gjithë familjarët që kanë lidhje të ngushta me rastet. Nëse njerëzit nuk testohen, mendoj se shteti nuk e ka kryer detyrën dhe kjo është e pafalshme”, shtoi kryebashkiakja.

Më tej, Ademi akuzoi policinë se nuk po kryen detyrat e saj në Shkodër ,dhe autoritetet për mungesë informacioni: “Shkodra përpiqet që të menaxhojë e vetme në hallin e vet shqetësimin që ka. Policia në Shkodër nuk ka vënë asnjë gjobë. Nuk mund të ketë dy standarde, të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e tyre. Gjithashtu, informacionet nuk i jepen bashkisë. Ka mungesë totale transparence dhe komunikimi. Nëse masat që merren në territor nuk bëhen publike, bëhet gjithçka shumë e vështirë”.

Më të lexuarat