BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Situata nga Covid, mjeku Shehu: Spitalet periferike në kaos total, pacientët me Covid-19 trajtohen pa protokoll shëndetësor

Situata nga Covid, mjeku Shehu: Spitalet periferike në kaos total,

Situata nga Covid në spitalet periferike është në kaos total, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk i autorizon e as përgatit formalisht e si duhet spitalet. Kjo ka qenë deklarata e mjekut Tritan Shehu në një intervistë për mediat, i cili u shpreh ditën e djeshme se ka një kaos total në spitalet e rretheve në të cilat trajtohen pacientë me Covid-19 pa protokoll shëndetësor. Mjeku theksoi  se mos hapja e spitaleve periferike është një krim. “Është një amulli, një kaos total me spitalet periferike, një kaos që realisht dëmton jo vetëm shëndetin e pacientëve por dhe anën epidemiologjike të banorëve në nivel vendi. Ne kemi të sëmurë me Covid në spitalet periferike pa u formalizuar kjo punë kur nuk ka protokoll për trajtimin e tyre. Përshëndes ato spitale dhe stafe mjekësore në rrethe sepse më mirë trajtohen pacientët atje, afër familjeve megjithëse pa kushte sesa në një spital 100% të mbingarkuar në kapacitetin e tij me numrin e shtretërve. Por mos hapja dhe mos aktivizimi i spitaleve periferike është një krim”, tha ai. Ndër të tjera mjeku u shpreh se qeveria ka dështuar për menaxhimin e pandemisë, ndërsa u shpreh se ka dështuar edhe në sigurimin e vaksinës. “Ne jemi lidhur vetëm me Covax që siguron vaksinimin vetëm për 20% të popullsisë të atyre vendeve që aplikojnë për vaksinën. Një vaksinë e standardeve të vendeve të Afrikës.  Ne kemi një papërgjegjshmëri të thellë të atyre që drejtojnë sektorin shëndetësor të qeverisë, të kryeministrit personalisht se ka dështuar totalisht me të gjitha proceset e menaxhimit të pandemisë. Dhe ashtu ka dështuar  dhe në procesin e domosdoshmërisë së vaksinimit të shqiptarëve me vaksina të sigurta në sasi dhe në kohë të përputhshme me atë që do realizohet në vendet e BE që do e fillojnë vaksinimin brenda muajit dhjetor”, tha ai. Sakaq mjeku Shehu tha se Shqipëria duhet të marr sasinë e duhur të vaksinës, ndërsa theksoi se duhet të të kërkoj mbështetje nga vendet e BE. “Me informacionet që unë kam Covax do të furnizohet me vaksina në muajin korrik të vitit të ardhshëm, pra e kuptoni sa vonë? Kur shumica dërmuese e vendeve te tjera ndoshta do e kenë mbaruar procesin e vaksinimit deri në atë periudhë. Dhe në atë periudhë mendohet të fillojë Covaxi. Është shumë urgjente t’i trokitet në derë vendeve partnere të rëndësishme, BE, të kërkohet që dhe Shqipëria të marrë sasi vaksinash nga kontingjenti i tyre”, tha ai.